Home / Sport / Botërori 2010; rezultatet e grupeve eliminatore

Botërori 2010; rezultatet e grupeve eliminatore

Gjermania, Italia, Danimarka, Zvicra dhe Serbia janë pesë ekipet e tjera që i bashkohen Holandës, Spanjës dhe Anglisë në botërorin e 2010.

Pas ndeshjeve të parafundit të luajtura në grupet respektive, Gjermania u kualifikua për në botëror pasi mundi rivalen direkte Rusinë me rezultatitn 0-1. Danimarka gjithashtu mundi me rezultatin e ngushtë 1-0 rivalen direkte të Suedisë së Ibrahimoviçit. Serbia munid me rezultatin e thellë 5-0 Rumaninë duke lënë pas Francën. Italia e Lipit ia arriti me anë të një barazimi 2-2 në Irlandë të sigurojë kualifikimin për në botëror. Vetëm grupi tre ka ende paqartsi ku sllovenia dhe Sllovakia luftojnë për vendin e parë.

Ja rezultatet e plota të Kontinentit evropian:
Grupi 1
Portugali-Hungari 3-0
DANIMARKË-Suedi 1-0

Grupi 2
Greqi-Letoni 5-2
Izrael-Moldavi 3-0
Luksemburg-Zvicër 0-3

Grupi 3
Çeki-Poloni 2-0
Sllovaki-Slloveni 0-2

Grupi 4[/b] Finlandë-Uells 2-1
Rusi-GJERMANI 0-1
Lihtenshtein-Azerbajxhan 0-2

Grupi 5
Estoni-Bosnjë H. 0-2
Belgjikë-Turqi 2-0
Armeni-SPANJË 1-2

Grupi 6
Bjellorusi-Kazakistan 4-0
Ukrainë-ANGLI 1-0

Grupi 7
Austri-Lituani 2-1
SERBI-Rumani 5-0
Francë-Ishujt Faroe 5-0

Grupi 8
Qipro-Bullgari 4-1
Irlandë-ITALI 2-2
Mali i Zi-Gjeorgji 2-1

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *