Home / Sport / Bufon: Lipi te Juve? Nuk befasohem

Bufon: Lipi te Juve? Nuk befasohem

Nga grumbullimi me Kombëtaren në Koverçiano, Xhanluixhi Bufon nuk e përjashton mundësinë që një ditë Marçelo Lipi të ulet përsëri në stolin bardhezi.

“Një rikthim i Lipit te Juventusi? Me moshën time dhe me përvojën që kam në futboll, asgjë nuk më befason më”, tha Bufon. Pastaj portieri italian ka folur edhe për ndeshjen kundër Irlandës së Xhovani Trapatonit.

“Do të sulmojmë por me kujdes. Në këtë mënyë do t’i vëmë në vështirësi dhe nuk do të gjendemi të papërgatitur. Kualifikimi në Kampionatin Botëror është një gëzim i madh”, shtoi 31-vjeçari.

Në konferencën e gjatë për shtyp, numri një i Kombëtares axurre ka thurur lavde për trajnerin e Irlandës, Xhovani Trapatoni: “Një person i cili ka karakterizuar historinë e ekipit kombëtar, edhe pse në periudha të ndryshme suksesi. Si të gjithë trajnerët e rëndësishëm, fitoret e tij janë varur edhe nga skuadrat që ka stërvitur dhe nga përvojat e kaluara”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *