Home / Sport / Bufon: Pas ndeshjes me Interin duhet të operohem

Bufon: Pas ndeshjes me Interin duhet të operohem

Portieri i përfaqësueses italiane ka deklaruar se do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë.

“Jam dëmtuar në menisk, duhet të operohem. Do të rezistoj as më gjatë që të mundem. Shpresoj që të jem deri në ndeshjen kundër Interit (të shtunën më 5 dhjetor në Torino)”, tha Bufon pas kthimit nga Irlanda, ku Italia barazoi 2-2, duke u kualifikuar në Afrikën e Jugut.

Më tej portieri italian ka saktësuar: “Është një problem që më kthen paksa prapa në kohë, megjithatë jam mirë”. Ndërkohë, Bufon nuk do të luajë kundër Qipros, për të pushuar, pasi Italia e siguroi kualifikimin.

Konfirmimi për një situatë jo shumë të rëndë vjen nga profesor Kastelaci, mjeku i Kombëtares italiane. “Xhixhi ka një problem në meniskun e gjurit të majtë. Nuk ndien dhimbje dhe është i disponueshëm për të luajtur. Por ka vendosur që herët a vonë ta zgjidhë këtë problem. Kjo do të vendoset në bashkëpunim me mjekët e juventusit”, shpjegoi Kastelaci.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *