Home / Sport / Bunjaku, lojtari i javës në Bundesliga 1

Bunjaku, lojtari i javës në Bundesliga 1

Albert Bunjaku është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Bundesliga 1 gjermane. Dygolëshi i së shtunës, i pari në karrierën e tij në elitën e futbollit gjerman, për skuadrën e tij Nurnberg, në fitoren 3:0 ndaj Hertha Berlin, ia mundësoi sulmuesit kosovar që të zgjidhet futbollisti më i mirë në Bundesliga 1.

Kështu ka vendosur magazine sportive gjermane Kicker. 25 vjeçari, i cili sezonin e fundit luajti tek Erfurt në ligën e tretë gjermane, pati paraqitje brilante para tifozëve të Nurnberg, duke e realizuar golin e dytë dhe të tretë për ekipin e tij.

Kjo fitore e largon sadopak Nurnbergun nga zona e ekipeve të rrezikuara për të rënë nga liga. Pas nëntë xhirosh të zhvilluara në Bundesliga, Nurnberg zë pozitën e 15-të me 8 pikë të tubuara. Në xhiron e ardhshme, Nurnberg do të jetë mysafir i Hoffenheimit.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *