Home / Sport / Cana – Behrami 2:2

Cana – Behrami 2:2

Ndeshja e shumëpritur për kosovarët, ndërmjet Sunderland-West Ham, ku përballen dy futbollistët më të njohur shqiptarë, Lorik Cana dhe Valon Behrami ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.

Është interesant fakti se kjo ndeshje u prit me shumë interes në trojet shqiptare, posaçërisht në vend prej ku vijnë futbollistët, në Kosovë. Mirëpo befasisht, Radio Televizioni Publik i Kosovës, që i ka të drejtat e transmetimit të kampionatit anglez, në vend të kësaj ndeshjeje, ka zgjedhur ta transmetojë përballjen ndërmjet Bolton W. dhe Chelseas. Kjo gjë ka sjellë pakënaqësi në mesin e shikuesëve të cilët madje edhe kanë reaguar duke kërkuar sqarim për një gjë të tillë.
“Kështu ka vendosur redaktori”, janë përgjigjur në RTK, në interesimin e mediave, se pse nuk po transmetohej ndeshja ku luajnë Cana e Behrami.

Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e West Ham, 1:2. Golat e West Ham i realizoi Franco (30-të) dhe C. Cole (36-të) ndërsa për vendasit shënoi A. Reid (39-të). Në pjesën e dytë K. Richardson barazoi rezultatin në 2:2, kur po zhvillohej minuta e 76-të e ndeshjes.

Ndërkohë Cana është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 11-të dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës që Sunderland do ta zhvillojë kundër Tottenhamit. Cana ka luajtur 90 minuta, kurse Behrami është zëvendësuar në minutën e 66-të.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *