Home / Sport / Cana, “Lojtari me i Mire” kunder Birmingem

Cana, “Lojtari me i Mire” kunder Birmingem

Lorik Cana eshte perzgjedhur serish si “Lojtari me i Mire” nga tifozet e Sanderlendit, ne takimin e fundjaves ku “macet e zeza” humben ne kampionat me Birmingemin.

Mesfushori shqiptar, qe tashme ka marre nofken “kapiteni fantastik”, mori 42.2 per qind te votave te tifozeve, ne anketen e organizuar ne faqen zyrtare te klubit anglez.

Ndjekesi i tij me i afert ishte portieri Kreig Gordon (19.5 per qind te votave), ndersa i treti u klasifikua Endi Reid (14.4%). Me kete rezultat, kuqeziu 26-vjeçar shpallet per te teten here fitues i anketes “Lojtari me i Mire” (vleresimi i katert radhazi) ne 12 ndeshje qe skuadra ka luajtur deri me tani ne te gjitha kompeticionet.

Mes te tjerave, Cana ka qene ylli i ndeshjes edhe ne sfidat me “big”-et e Premierliges, Çelsi, Mançester Junajtid dhe Liverpul.

Ndërkohë, Sunderland të martën mbrëma është eliminuar nga Kupa e Ligës, pasi humbi me penallti në shtëpi nga Aston Villa. Fatkeqësisht, njërën nga penalltitë, e humbi pikërisht Cana.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *