Home / Sport / Cana nuk ndalet, më i miri edhe kundër Mançesterit

Cana nuk ndalet, më i miri edhe kundër Mançesterit

Kapiteni i “Maceve të zeza” ka dominuar edhe kësaj here sondazhin në faqen e klubit në internet, ku tifozët votojnë lojtarin më të mirë të ndeshjeve.

26-vjeçari është votuar nga fansat bardhekuq si lojtari që bëri diferencën për skuadrën e tij në barazimin 2-2 që Sandërlendi mori në Old Traford të shtunën.

Më tepër se dy mijë e dyqind votues dhanë mendimin e tyre në anketë, 36.3% e të cilëve mendojnë se Lorik Cana ishte një prej lojtarëve më vendimtarë në pikën e çmuar përballë Mançesterit.

Andi Reid u rendit i dyti me 14% të votave dhe pas tij ishte Majkell Terner me 10.6 per qind. Kjo është hera e gjashtë në dhjetë ndeshje që mesfushori i Kombëtares shqiptare vlerësohet si lojtari më i mirë i skuadrës së Stiv Brus.

Më parë kapiteni i anglezëve kishte fituar edhe sondazhet për ndeshjet ndaj Çelsit, Bllekbërnit, Stok Sitit, Hull Sitit dhe Volverhemptonit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *