Home / Sport / Cana rrefehet ne “Prag-Sfide” ne “SuperSport”

Cana rrefehet ne “Prag-Sfide” ne “SuperSport”

Lorik Cana, ylli i futbollit shqiptar, qe po shkelqen ne Premier League, rrefehet ne emisionin e “Prag-Sfide” ne Supersport, te drejtuar nga Ilda Bejleri.

Nepermjet telefonit direkt nga Birmingemi, ku ndodhej ne prag te ndeshjes se sotme te Sanderlendin ndaj vendasve, mesfushori ka folur per aventuren e tij angleze.

Fitorja me Liverpulin u shoqerua me polemika te shumta, pasi ne momentin e shenimit te golit te vetem nga Darren Bent, nje tullumbace e hedhur nga nje femije i vogel, tifoz i “Reds”-ave, devijoi topin drejt rrjetes.

Loriku qesh dhe nuk i kursen shakate, kur thote se “do te kishim fituar edhe pa ate, por ate femije mund ta kete marre Mançesteri ne ‘Anfild’.

Kalimi i tij ne Premier League ka rritur vemendjen e shqiptareve per kampionatin anglez.

“E di qe shqiptaret pelqejne ta ndjekin futbollin anglez. Premier League eshte kampionati me i forte dhe me atraktiv ne Europe.

E kam vene re qe shume tifoze shqiptare me flamuj kuqezi na ndjekin ne Sanderlend, por edhe jashte, ne ‘Old Traford’.

Do jene edhe ne Birmingem. Eshte nje kenaqesi qe t’ju dhurojme edhe atyre pak lumturi”.

Sanderlendi i tij ka bere nje start impresionues ne kete sezon, por megjithate, Loriku kembengul se objektivat e tyre nuk kane ndryshuar.

“Eshte e veshtire per nje klub, i cili vitet e fundit ka luftuar per mbijetese, te hedhe nje hap shume te madh. Mundesite financiare jane shume te medha, pasi eshte klubi i katert per investimet ne merkato. Niveli i skuadres eshte ngritur me Daren Bent dhe lojtare te tjere. Por gjithsesi, Premier League 5-6 vendet e para jane gati te pakapshme: “Big-Four”, me pas dhe Mançester Siti, Totenhemi e Aston Vila jane skuadra shume te forta. Qellimi yne eshte ne mes 10 te pareve, nese do ishte ne 8 te paret akoma edhe me mire. Por do te jete e veshtire te bejme shume me shume se kaq ne vitin e pare”, thote Cana.

Cana nuk e ndryshon stilin e lojës

Lorik Cana ka premtuar se nuk do të ndryshojë stilin e tij luftarak të lojës, pavarësisht rrezikut të suspendimit.

Ashtu siç kishte parashikuar menaxheri Steve Bruce, gjatë verës, ylli shqiptar ka shkëlqyer në Wearside, falë stilit agresiv që i ka sjell shumë lëvdata dhe zgjoi spekulime rreth interesimit nga Arsenal, klub i cili e kishte ftuar në provë sa ishte tinejxher.

Pas dhjetë ndeshjeve karrierë në Sunderland, Cana ka marrë katër kartonë të verdhë, duke qenë vetëm një larg suspendimit për një ndeshje.

Por, Bruce i ka thënë kapitenit të vazhdojë me stilin e tij të lojës, fakt i cili e gëzon futbollistin.

“Nuk jam futbollisti i parë me katër kartonë të verdhë, nuk do të ndryshoj lojën time. Nuk më intereson, nuk është diçka e rëndësishme”, tha Cana.

Bruce lavdëroi Canën për fitoren 1-0 ndaj Liverpoolit, javën e kaluar, kur ai ishte paraqitur si qendërmbrojtës në pjesën e dytë, por pritet të kthehet në mesfushë, pas lëndimit të Lee Cattermole.

Edhe pse për Kombëtaren e Shqipërisë luan si qendërmbrojtës, Cana ka theksuar se ishte hera e parë që luajti në atë pozitë për Sunderlandin.

“Kam luajtur aty më parë, nuk është pozitë e re për mua. Kam përvojë të madhe si qendërmbrojtës për Ekipin Kombëtar dhe nganjëherë ish-klubin tim, Marseille. Megjithatë, ishte hera e parë që kam luajtur aty për Sunderlandin”, përfundoi Cana.
www.top-channel.tv

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *