Home / Lajme / Maqedoni / Çekia ofron përvojën evropiane për zhvillimin e Tetovës

Çekia ofron përvojën evropiane për zhvillimin e Tetovës

26 tetor-
Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti ka falënderuar ambasadorin Braun për vizitën, duke theksuar se kjo tregon për seriozitetin e madh që ka Republika e Çekisë për të mbështetur projekte të shumta në Maqedoni për të krijuar standardet për anëtarësimin e shpejtë të vendit në BE.

Urim Hasipi
Ambasadori i Çekisë në Shkup, Jozef Braun, të hënën ka vizituar komunën e Tetovës. Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti është fokusuar në intensifikimin e bashkëpunimit të komunës së Tetovës me Republikën e Çekisë në sferën ekonomike, arsimore, bujqësore, industriale dhe pjesën e hidroenergjetikes. Gjithashtu, janë shikuar mundësitë për binjakëzimin e komunës së Tetovës me ndonjërën nga komunat e Çekisë.

Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti ka falënderuar ambasadorin Braun për vizitën, duke theksuar se kjo tregon për seriozitetin e madh që ka Republika e Çekisë për të mbështetur projekte të shumta në Maqedoni për të krijuar standardet për anëtarësimin e shpejtë të vendit në BE.

“Me Republikën e Çekisë do të bashkëpunojmë në projekte të shumta në fushën ekonomike, hidroenergjetike, po ashtu edhe për përvojat që kanë në lidhje me menaxhimin e mbeturinave. Ka mundësi që Çekia të dërgojë ekspertë në qytetin tonë për të ndihmuar në menaxhimin e këtij problemi”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti.

Ambasadori i Çekisë në Shkup Jozef Braun, tha se do të mbështesë projekte të shumta për të mirën e qytetarëve të Tetovës.“Ndjehem krenar që pata rastin të njoftohem me kryetarin e sapozgjedhur të komunës së Tetovës. Në patëm një debat të hapur lidhur me situatat në qytet. Mendoj se bashkërisht mund të bëjmë diçka në të mirë të qytetarëve të Tetovës. Kjo është hera e dytë që brenda vitit vizitoj komunën e Tetovës. Mundohemi të realizojmë projekte që janë të mundshme, për hir të bashkëpunimit më të mirë ndërmjet dy shteteve tona, sii dhe intervenimet më të mira të mundshme të shtetit tonë”, tha ambasadori Braun.

Gjatë këtij takimi, para ambasadorit Braun është prezantuar projekti i zhvillimit ekonomik të komunës së Tetovës. Ky projekt në formë elektronike do t’i dërgohet ambasadës së Çekisë në Shkup, për të pasur një pasqyrë më të mirë mbi sferat ku mund të realizohen projekte në komunën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *