Home / Sport / Çelsi, gati 46 milion euro për Serxho Agueron

Çelsi, gati 46 milion euro për Serxho Agueron

Blutë e Londrës kanë ndërmend të bëjnë edhe një përpjekje të fundit për të bindur Atletikon e Madridit që të shesë talentin argjentinas në janar.

Skuadra e manjatit rus Roman Abramoviç është në pritje të vendimit përfundimtar mbi çështjen e dënimit për të mos u lejuar të veprojë në merkato deri në janar të vitit 2011. Klubi anglez apeloi vendimin në FIFA dhe javën e ardhshme do të vendoset përfundimisht mbi këtë çështje.

Në rast të një vendimi pozitiv (që ka shumë gjasa të ndodhë), londinezët janë të gatshëm të derdhin në arkat e Atletiko Madridit një shumë prej 42 milion stërlinash (rreth 46 milion euro), për të siguruar shërbimet e sulmuesit latin në merkaton e muajit janar.

Sipas asaj që shkruan sot e përditshmja britanike “Sun”, 21-vjeçari është në krye të listës së dëshirave të Karlo Ançelotit. Aguero u kërkua me ngulm nga Çelsi edhe gjatë merkatos së verës, por pa arritur të bëjë të vetin yllin e ekipit spanjoll dhe të kombëtares argjentinase.

Një lajm të tillë e konfirmojnë edhe vetë drejtuesit e Atletikos, më konkretisht drejtori i klubit, Migel Angel Gil Marin. Sipas tij, Çelsi ka ofruar 42 milion stërlina për Serxho Agueron, kurse Reali 33 milion euro për Diego Forlan. “Ne jemi të hapur për të biseduar dhe për të marrë në konsideratë ofertat”, ka nënvizuar Marin.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *