Home / Sport / Çelsi shpartallon Bllekbërnin dhe merr kreun

Çelsi shpartallon Bllekbërnin dhe merr kreun

Çelsi i Karlo Ançelotit shpartalloi Bllekbërnin me rezultatin e thellë 5-0 duke u ngjitur në krye të klasifikimit në Premier Ligë.

E gjithë vëmendja tani spostohet sot në Anfilld Road në përballjen klasike midis Liverpulit dhe Mançester United.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 pas autogolit të Givet, ndërsa në pjesën e dytë nis goleada londineze me golat e Esian, Drogba dhe dygolëshin e Lampard.

Totenhem Hotspur mundet ne fushen e vet me rezultatin 0-1 nga surpriza Stoke, ndersa Sanderlendi i Lorik Canes mundet 2-1 nga Birmingam.

Premier Liga, rezultatet e javës së X
Çelsi – Bllekbërn 5-0
20’ Give (ag), 48’, 59’(p) Lampard, 52’ Esien, 64’ Drogba
Volverhampton – Aston Vila 1-1
Birmingam – Sanderland 2-1
Totenham – Stoke 0-1
Hull – Portsmuth 0-0
Bërnlej – Vigan 1-3

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *