Home / Sport / Champions, nata e çudirave: humb Barça, barazon Interi

Champions, nata e çudirave: humb Barça, barazon Interi

Champions League edhe këtë natë dhuroi emocione. Një natë e pabesueshme ku çudia ishte kryefjala. Barça humb në Kamp Nou përballë modestëve të Rubin Kazan ndërsa Interi barazon me vështirësi në Milano ndaj Dinamos së Kievit.

Grupi E
Liverpuli gjithashtu vazhdon të zhgënjejë duke pësuar humbjen e dytë radhazi, këtë radhë në Anfild Road përballë Lionit. Fiorentina fiton ngushtë në transfertë në Hungari kundër Debrecenit me rezultatin 3-4.

Liverpul 1- 2 Lion
Debrecen 3 – 4 Fiorentina
Renditja: Lion 9, Fiorentina 6, Liverpul 3, Debrecen 0 pikë.

Grupi F
Çudia më e pabesueshme ndodhi pikërisht në Spanjë Ku Barcelona dorëzohet para kampionëve të Rusisë që shënojnë dy herë duke mos i dhënë peshë golit të Ibrahimoviçit. Në ndeshjen tjetër të grupit, Interi i Mourinjos shfaq fytyrën tipike në Ligën e Kampioneve ku shndërrohet në një skuadër të rëndomtë. Vetëm një barazim 2-2 dhe Interi ndodhet i fundit në grup dhe rrezikon kualifikimin.

Barcelona 1 – 2 Rubin Kazan
Inter 2 – 2 Dinamo Kiev
Renditja: Barcelona, Dinamo Kievit, Rubin Kazan 4 pikë, Inter 3 pikë.

Grupi G
Renxhërs 1 – 4 Unirea Urziceni
Shtutgart 1 – 3 Sevilja
Renditja: Sevilja 9, Unirea Urziceni 4, Shtutgart 2, Renxhërs 1

Grupi H
Alkmar 1 – 1 Arsenal
Olimpiakos 2 – 1 Standard Liezhit
Renditja: Arsenal 7, Olimpiakos 6, Alkmar , Standard Liezhit 1 pikë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *