Home / Sport / Deklasohet Renova, humb 4:0 nga Rabotniçki

Deklasohet Renova, humb 4:0 nga Rabotniçki

Renova ka pësuar disfatë të lartë 4:0 nga Rabotniçki në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Maqedonisë në futboll. Drita nga Manastiri kthehet me rezultat pozitiv, ku barazoi 2:2 me Pelisterin. Teteksi humbi 2:0 nga Makedonija Gj.P., ndërsa pa gola përfundoi përballja ndërmjet skuadrave lokale të Shkupit, Skopjes dhe Metalurgut.

Janë zhvilluar ndeshjet e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, në të cilën mbrojtësi i titullit Rabotniçki, në takimin më interesant deklasoi Renovën me rezultat të lartë 4:0. Edhe pse Xhepçishtasit paralajmëruan se do të atakojnë në fitore që në ndeshjen e parë, ata gjatë gjithë takimit kanë qenë inferiorë përballë Rabotniçkit. Kjo disfatë e thellë ka goditur seriozisht aspiratat e Renovës për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kupës, pasi në ndeshjen kthyese duhet të shënojë fitore me 5 gola diferencë.

Kampioni në fuqi, Makedonija Gj.P me rezultatin 2:0 e mundi Teteksin, ndërsa skuadra e tretë nga Tetova, që po luan në çerekfinale, Drita e Bogovinës si mysafir në Manastir,luajti baras 2-2 me Pelisterin. Në derbin lokal të Autokomandës, skuadra e ligës së dytë Skopje nuk ia arriti të shënojë fitore ndaj Metalurgut. Kjo ndeshje u mbyll me barazimin pa gola.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 25 Nëntor.

Rezultatet nga ndeshjet e para:
Rabotniçki 4 – 0 Renova
Makedonia Gj.P. 2 – 0 Teteksi
Skopje 0 – 0 Metallurgu
Pelisteri 2 – 2 Drita

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *