Home / Lajme / Maqedoni / Demarkacioni i kufirit me Kosoven ne procedurat ligjvenese

Demarkacioni i kufirit me Kosoven ne procedurat ligjvenese

17/18 tetor-arrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për demarkacionin e plotë dhe përfundimtar të kufirit të tyre të përbashkët është hap historik, i cili e përmirëson stabilitetin rajonal”, tha Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith duke i përgëzuar të dy qeveritë.

Marrëveshja për shënimin fizik të kufirit është kundërkushtetuese dhe me të jepen më shumë se 150 metra të territorit të Maqedonisë. Akuza të këtilla në foltoren e Kuvendit bënë deputetët e opozitës, të cilët konsiderojnë se është e nevojshme procedurë e re për ndryshimin e kufijve me 2/3 e shumicës në Kuvend.

Por ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski deklaroi se arritja e Marrëveshjes për kufirin me Kosovën është një hap shumë i rëndësishëm pasi përmbyllet një çështje e vogël por mjaft të rëndësishme në shënimin teknik të vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës. “Vlerësoj se kjo është diçka që mbron interesat tona kombëtare, përparon interesat bilaterale mes Maqedonisë dhe Kosovës si dhe ka rëndësi rajonale dhe evropiane meqë Maqedonia të jetë shteti i rrallë në Evropën jug lindore që do të ketë kufijtë e saj të qartë dhe të shënuar me fqinjët e saj”, tha Milloshoski.

Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate, Andrej Petrov theksoi se LSDM-ja nuk është kundër demarkacionit të kufirit dhe kërkoi që deputetëve tu ndahen hartat demografike të kufirit verior që të konfirmohet se dëmtohet apo jo territori i Maqedonisë
.
“LSDM-ja vlerëson se seanca e sotme është dhunim i kushtetutës, si akt mbi të gjitha aktet dhe proceduara e tillë është e dyshimtë dhe e palejuar në Parlamentin e Maqedonisë. Nuk mund të kuptojmë pse nevojitet aq urgjencë, pse seancë caktohet në mbrëmje për ditën e nesërme, pse parlamenti për herë të parë në 18 vitet e pavarësisë ditën e shtunë punon për çështje të rëndësishëm. Po ashtu në materialet nuk kemi kartën topografike që të shihet nëse bazohet frika dhe spekulimet se bëhet fjalë për ndryshim të kufijve të Maqedonisë nga ana e Kosovës”, theksoi Andrej Petrov, deputet i LSDM-së.

Andrej Zhernovski nga Partia Liberaldemokrate, konsideroi se Marrëveshja për demarkacionin është kundërkushtetuese dhe nëse ajo ratifikohet paralajmëroi se do të kontestohet në Gjykatën kushtetuese.
“Dua të them në emër të PLD se kjo që përgatitet të bëj shumica parlamentare është kundër kushtetutës së Maqedonisë pasi sipas kushtetutës për ndryshim të kufirit ndërsa kjo paraqet ndryshim të kufirit janë të nevojshëm 2 të tretat e votave dhe Referendum. Dua të paralajmëroj se nëse kjo ndodh në parlamentin e Maqedonisë ajo që nuk kaloi në Kosovë siç kuptuam, PLD do të ngrejë procedurë për këtë dokument para gjykatës kushtetuese”, tha Andrej Zhernovski deputet i PLD-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreson që edhe opozita maqedonase të demonstroj edhe në vepër konstruktivitetin e saj të deklaruar dhe do të shfrytëzojnë argumentet e tyre të cilat ne sot i interpretojmë si argumente që kanë për qëllim marketing politik. “Në fund do të shpresojmë dhe presim se do të dominoj do të ngadhënjej konstruktiviteti dhe do të arrijm ta përfundojmë procesin me sukses”, tha deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.

Deputeti i Demokracisë së Re, Sulejman Rushiti deklaroi se kjo është çështja që duhet të përshëndetet. “Ne disa herë kemi kërkuar si DR që kjo çështje të mos vonohet për shkak se vonesa prej gati 1 viti nga pranimi i pavarësisë së Kosovës nuk i shkon në dobi askujt”, tha Rushiti.

Bashkimi Evropian mirëpret marrëveshjen për demarkacionin fizik të kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës. Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian ka mirëpritur zhvillimet e fundit mes Shkupit dhe Prishtinës të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve. “Është një shenjë inkurajuese përgjegjësie dhe pjekurie kur gjenden zgjidhje të pranueshme bashkërisht për çështje të mbetura pezull në mes fqinjëve », deklaron në një komunikatë për shtyp Presidenca suedeze.
Në orët e vona të së premtes, marrëveshja u përshëndet edhe nga Havier Solana, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE. “Përgëzoj ngrohtësisht Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovën për arritjen e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit Kjo është një shenjë e mirëpritur e pjekurisë, përgjegjësisë dhe respektit të përbashkët”, përfundon vlerësimet shefi i diplomacisë evropiane havie Solana.

Ndwrkohw edhe ambasadorët Filip Riker dhe Ervan Fuere, të cilët sot morën pjesë ne seancën e Kuvendit ku po shqyrtohej Marrëveshja, thanë se kjo paraqet porosi për stabilitet në gjithë rajonin.

“Qeveria e SHBA-së dhe ambasada e saj uron qeverinë e Maqedonisë dhe Kosovës për arritjen e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare. Kjo tregon përgjegjësi të madhe, udhëheqje dhe mençuri që kjo çështje të zgjidhte në mënyrë të pjekur. Kjo është mirë për të dyja shtetet dhe gjithë rajonin. Kjo e bën Maqedoninë shtet të parë nga ish Jugosllavia që ka kufij tërësisht të demarkuar”, deklaroi Filip Riker ambasador i SHBA-së në Maqedoni.

“Kjo paraqet marrëveshje shumë të rëndësishme për të dyja palët meqë parqet shprehjen e besimit të ndërsjellë dhe përgjegjësi të të dy qeverive. Kjo parqet porosi për stabilitet në gjithë rajonin”, tha Ervan Fuere ambasador i BE në Maqedoni.
Edhe ambasadori i Suedisë në Maqedonisë Freden , vendi i të cilit kryeson me BE-në ka përshëndetur këtë marrëveshje që ka të bëjë me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

“Presidenca e Suedisë përshëndet përparimin e ri në marrëdhëniet ndër fqinjësore mes Shkupit dhe Prishtinës. Kjo parqet shenjë inkurajuese për përgjegjësi dhe pjekuri se është gjetur zgjidhje e përbashkët për çështjet e hapura mes fqinjëve”, u shpreh Llars Freden ambasador i Suedisë në Maqedoni.

Faktori ndërkombëtar pret edhe vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për demarkacionin e plotë dhe përfundimtar të kufirit të tyre të përbashkët është hap historik, i cili e përmirëson stabilitetin rajonal”, tha Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith duke i përgëzuar të dy qeveritë.

“Përgëzoj qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit”, tha ai.

“Në cilësinë e ICR-së në Kosovë dua të përgëzoj kryeministrin Hashim Thaçi për rolin e tij të rëndësishëm në këtë proces. Ata e kanë përfunduar punën e tyre në kuadër të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS)”, theksoi Feith.
“Marrëveshja përbën një arritje pas muajsh pune të madhe për demarkacionin, që u drejtua nga ekspertë kosovarë dhe maqedonas”, vlerësoi ai.

“Diplomacia e investuar nga të dy shtetet është shpërblyer. Kjo marrëveshje bilaterale është arritje historike, e cila padyshim do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale tani dhe në të ardhmen”, përfundon deklarata e Feith.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *