Home / Lajme / Maqedoni / Deponia “Rusino” më nuk paraqet bombë ekologjike

Deponia “Rusino” më nuk paraqet bombë ekologjike

14 tetor 2009-“Ju ftuam sot që nga afër ta shihni gjendjen aktuale dhe si dëshmitarë okularë, të bëni krahasimin me situatën paraprake kur ndodhte një ndotje e paparë e mjedisit jetësor dhe imazhi I shëmtuar që ishte krijuar. Tentativa që t’i jepet kahje politike kësaj çështjeje, është vetëm një manipulim sepse këtu bëhet fjalë për një çështje që është me interes vital për qytetarët e Gostivarit”, tha Shpend Kaprolli

Me qëllim që të shihet se si është gjendja aktuale në deponinë ”Rusino” dhe për informim sa më objektiv të qytetarëve në lidhje me akuzat që vijnë nga qarqe të caktuara pas vendimit për ndalesë të shfrytëzimit të kësaj deponie si deponi rajonale të Pollogut , Komuna e Gostivarit ftoi mediat që të informojnë nga vendi i ngjarjes.

“Ju ftuam sot që nga afër ta shihni gjendjen aktuale dhe si dëshmitarë okularë, të bëni krahasimin me situatën paraprake kur ndodhte një ndotje e paparë e mjedisit jetësor dhe imazhi I shëmtuar që ishte krijuar. Tentativa që t’i jepet kahje politike kësaj çështjeje, është vetëm një manipulim sepse këtu bëhet fjalë për një çështje që është me interes vital për qytetarët e Gostivarit”, tha Shpend Kaprolli nga Kabineti i Kryetarit të komunës së Gostivarit. Ai shtoi se Dr. Rufi Osmani ka obligim ndaj qytetarëve të cilët ia dhanë besimin të qeverisë me komunën, që ta mbrojë shëndetin dhe interesin e tyre të përgjithshëm.

“Shfrytëzimi i kësaj deponie prej vitit 2005 e deri më 2009 ishte tejet i padrejtë sepse kur u ndërtua kjo deponi nuk u respektuan as kushtet minimale ndërtimore-teknike për shfrytëzim të drejtë të mbetjeve të forta”, deklaroi Ristem Iljazi nga Sektori për higjienë publike pranë NP “Komunalec” – Gostivar. Ai si ekspert i kësaj lëmie pohon se para se të jepet në shfrytëzim deponia, është dashur të ndërtohen kanalet për ujërat fekale, e sidomos ato për kanalizimin atmosferik dhe e gjithë sipërfaqja është dashur të rrethohet me kanale betoni.

“Në këtë mënyrë ujërat atmosferike do të derdhen nëpër kanale e jo në brendinë e deponisë. Me derdhjen e ujërave në brendi të deponisë, siç janë dëshmitarë qytetarët dhe ju si përfaqësues të medieve, mbeturinat u ngritën në lartësi dhe qasja për shfrytëzimin e deponisë u pamundësua”, deklaroi Iljazi. Ai njofton se Ndërmarrja komunale nga Tetova, me kamionët e vet ka filluar që të derdh mbeturinat nëpër ledinat dhe brigjet e thata për rreth deponisë.
Sipas Ristem Iljazit këto lëshime patjetër të përmirësohen tani dhe Ndërmarrja publike komunale nga Tetova të bëjë investimet e nevojshme.“Së pari do të duhet të gërmohen dy gropa ku do të deponohen hedhurinat me sipërfaqe prej 5000 metra katrorë të cilat do të duhet të lidhen me kanal për ujërat e mbetura. |Të aktivohen kanalet për ujrat atmosferikë, të bëhet i qasshëm uji për pije dhe uji teknik për shuarje të zjarrit dhe të ndërtohet rezervuar për dezinfektim të automjeteve.

Së paku do të duhen rreth 200 mijë euro, vetëm për të riaktivizuar kjo deponi, gjegjësisht për të eliminuar mangësitë dhe për të siguruar kushtet minimale teknike.
Për të shmangur katastrofën ekologjike, Ndërmarrjes publike “Komunalec” dhe Komunës së Gostivarit i është dashur që deri mw tani të shpenzojë rreth 50 mijë euro. Mbeturinat që ishin grumbulluar vite me radhë nga tw gjitha komu8nat e rajonit tw Pollogut, tani mw janë mbuluar me dhe, nuk ka tym e as që kundërmon erë e pakëndshme.

Mbeturinat të cilat i grumbullon NP “Komunalec” në territorin e komunës së Gostivarit, deponohen në deponinë e quajtur “Meckin Doll” e larguar rreth 5 km nga qyteti dhe e cila vazhdimisht mbahet në një gjendje solide ekologjike.

Në nje konferencë për shtyp, kryetari i komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani njoftoi se i ka rekomanduar Byrosë rajonale të komunave të Pollogut që si zgjidhje të përkohshme për tejkalimin e problemit me deponinë, komunat e Pollogut të financojnë realizimin e një projekti të përpiluar nga kompania Perma-inxhinering.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *