Home / Sport / Dëshiron të bëhet si Zidane

Dëshiron të bëhet si Zidane

Pajtim Kasami po shkëlqen me përfaqësuesen U-17 të Zvicrës në Kampionatin Botëror që po mbahet në Nigeri. Mesfushori shqiptar tashmë ka filluar të ëndërrojë karrierën e tij të madhe si futbollist. Ai dëshiron të bëhet si legjenda franceze Zinedine Zidane.

Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll, në grupmoshat U-17, ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Nigeri.

Helvetikët, pjesë e së cilës janë tre futbollistë shqiptarë, Pajtim Kasami, Granit Xhaka e Frederik Veseli, në ndeshjen e parë e mposhtën Meksikën me rezultat 2:0, derisa në takimin e dytë arritën të fitojnë ndaj Japonisë 4:2.

Pas vetëm dy ndeshjeve të luajtura, të gjithave u ka rënë në sy me lojën e tij të bukur, mesfushori i gjatë 187 centimetra, Pajtim Kasami.

“Ekipeve më të mëdha në Evropë ka kohë që i ka rënë në sy i biri i një familjeje të imigrantëve shqiptarë nga Maqedonia”, shkruan e përditshmja zvicerane Bilck.

Mesfushori i klubit nga kryeqyteti italian – Lazio, Pajtim Kasami, tashmë ka filluar të ëndërrojë karrierën e tij të madhe si futbollist. “Dëshiroj të bëhem si Zinedin Zidane. Ai është idhulli im”, nënvizon Kasami për Blick.

Talenti i ri u largua nga Grasshoppers, qysh në moshën 15 vjeç, për të luajtur për Akademinë U-18 të ekipit të FC Liverpool. Pas vetëm para disa muajsh, ekipi italian – Lacio, nënshkroi kontratë me të.

Por sipas Blick, Kasami nuk është “legjionari” i vetëm në kombëtaren U-17 të Zvicrës, të udhëhequr nga përzgjedhësi Dany Ryser. Pjesë e futbollistëve që premtojnë në të ardhmen është edhe mbrojtësi kosovar, Frederik Veseli, i cili luan për të rinjtë e Manchester Cityt.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, përfaqësuesja U-17 e Zvicrës zë vendin e parë me 6 pikë të tubuara dhe është në rrugë të mirë që të kalojë fazën e grupeve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *