Home / Lajme / Maqedoni / Digjet shtëpi në fshatin Odër.E tërë familja pa kulm mbi kokë

Digjet shtëpi në fshatin Odër.E tërë familja pa kulm mbi kokë

20 tetor-Në momentin kur ka shpërthyer zjarri, unë nuk kam qenë në shtëpi.Më janë lajmëruar se shtëpia është ndezur dhe kam ardhur mënjëherë, por ishte e pamundshme të interevenohej dhe kemi thirrur zjarrëfikësit e Tetovës të cilët më pas erdhën dhe e shuan zjarrrin .Dëme kemi shumë spese shtëpia më nuk është e banueshme, ndërsa deri para pak kohe kemi banuar 14 anëtarë.Zjarri ka ardhur si pasojë e rrymës elektrike ndërsa presim që të vijnë dhe të na ndihmojnë”, thotë Nexhmi Murati

Urim Hasipi
Familja Murati nga fshati Odër komuna e Tearcës ka ngelur pa kulm mbi kokë pasi ë zjarri që shpërtheu mëngjesin e ditës së hënë në shtëpinë e tyre e ka amortizuar tërësisht objektin dhe e ka bërë të pabanueshëm.

Dëmi që I është shkaktuar kësaj familje 14 anëtarëshe është mbi 30 mijë euro, thotë Nexhmi Murati, njëri prej katër vëllezërve që jeton në këtë shtëpi.“Në momentin kur ka shpërthyer zjarri, unë nuk kam qenë në shtëpi.

Më janë lajmëruar se shtëpia është ndezur dhe kam ardhur mënjëherë, por ishte e pamundshme të interevenohej dhe kemi thirrur zjarrëfikësit e Tetovës të cilët më pas erdhën dhe e shuan zjarrrin .Dëme kemi shumë spese shtëpia më nuk është e banueshme, ndërsa deri para pak kohe kemi banuar 14 anëtarë.Zjarri ka ardhur si pasojë e rrymës elektrike ndërsa presim që të vijnë dhe të na ndihmojnë”, thotë Nexhmi Murati.

Në oborrin e kësaj shtëpie shohim shumë fëmijë, ndërsa tani të gjithë janë të vendosur dhe banojnë në një shtëpi të cilën e kishin ndërtuar pak kohë më parë për fëmijët e vëlluat të ndjerë.
“Kryesisht ne meremi me bujqësi dhe shumë rëndë është të sanojmë dëmin që është bërë nga zjarri.Kemi ngelur të gjithë në atë shtëpi të vogël dhe banojnë për momentin deri sa të bëjmë diçka që të rregullojmë këtë shtëpi e cila është djegur”, thotë Qamil Murati njëri prej banuesve në shtëpi.

Në këtë familje konfirmojnë se Bbenda ka pasur edhe tetë mijë euro të cilët kanë qenë të fëmijëve të vëlluat të tyre I cili ndroi jetë gjatë një aksidenti në muajin gusht dhe la pas dy fëmijë.
Sipas policisë zjarri së pari ka kapluar kulmin dhe katin nën të, ndërsa me intervenim të njësive të zjaërfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar rreth orës 8 të mëngjesit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *