Home / Sport / Dua Ligën e Kampionëve

Dua Ligën e Kampionëve

Kapiteni i Real Madridit, Raul, thotë se ekipi duhet të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, për të rikthyer epitetin e klubit më të mirë në Evropë. Ai beson në fuqinë e përgjithshme të gjigantit madrilen dhe është optimist se ekipi i ri do të kompensojë dëshpërimet e dy viteve të kaluara.

Kapiteni i Real Madridit, Raul, dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, për të rikthyer statusin e klubit më të mirë në Evropë. Sulmuesi beson se Kupa e Evropës, të cilën klubi e ka fituar nëntë herë, ka rëndësi më të madhe se La Liga.

Duke pasur parasysh faktin se finalja e këtij edicioni zhvillohet në Santiago Bernabeu, presioni është shtuar ndaj Realit të ketë sukses dhe Raul shpreson që ekipi të përmbushë parashikimet. “Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme. Ajo përmban klubet më të mira në kontinent. Tradicionalisht ka qenë gara jonë, sepse e kemi fituar më tepër se çdo ekip tjetër. Dëshirojmë ta rikthejmë atë”, deklaroi Raul për mediat spanjolle.

Real Madrid ka pësuar humbjen e tyre të parë këtë sezon në La Liga kundër Sevillas, të dielën, por Raul është i kënaqur me mënyrën se si ka filluar ky edicion. “Kemi pasur një fillim shumë pozitiv. Shumë futbollistë të rinj i janë bashkuar ekipit në këtë projekt të ri dhe ata duhet të integrohen. Kemi një trajner të ri (Manuel Pellegrini) me ide të reja, andaj nuk mendoj se mund të kërkohet më tepër prej nesh në këtë fazë”, shtoi ikona e klubit nga kryeqyteti madrilen.

Raul beson se ekipi do të përmirësohet edhe më tepër në vazhdim të sezonit.

“Mundemi shumë më tepër. Mund të përmirësojmë paraqitjet tona, por nuk ka asgjë më të mirë se arritja e rezultateve të mira në fillim të sezonit. Do të luajmë mirë me kohë. Vetëm duhet të njohim më mirë njëri-tjetrin dhe të luajmë më tepër së bashku. Duhet të mbajmë gjallë shanset për titull në mars, prill dhe maj. Futbolli ka faza të ndryshme. Kemi kaluar një shumë të vështirë në vitet e kaluara. Nuk ishim në luftë për titull. Ky projekt i ri ka sjell shpresën dhe ndjenjën e mirë”, u shpreh Raul, i cili lavdëroi kualitetin e përgjithshëm të ekipit.

“Ky është ekip i madh, nga shkalla teknike dhe ajo personale. Dëshirojmë ta kthejmë prestigjin tonë. Do të japim maksimumin, e sidomos sepse finalja do të zhvillohet në Bernabeu”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *