Home / Lajme / Maqedoni / Dy studentë të USHT-së në studime në Spanjë

Dy studentë të USHT-së në studime në Spanjë

16 tetor-USHT-ja si institucion I arsimit të lartë që I përcjell trendet aktuale të arsimit në Europë me kyçjen e saj në procesin e Bolonjës, futi në përdorim studimin bazë të sistemit të kredive apo ECT si dhe ka bërë harmonizimin e të gjitha programeve studimore me ato evropiane”, tha Reka.

Urim Hasipi
Universiteti Shtetëror I Tetovës është I pari universitet në vend që do të fillojë implementimin e projektit Erazmus, ku përmes Agjencionit nacional për programet evropiane dhe mobilzim, USHT-së I janë ndarë 50 mijë euro nga gjithsej 100 mijë të parapara për tre universitete shtetërore në Maqedoni.

Drejtori I këtij agjencioni Boshko Nellkovski, tha se prej se kur ka filluar projekti Erazmus nga viti 1987 numri I studentëve të cilët marrin pjesë nga viti në vit rritet dhe ky numër ka arritur në 2 milion studentë.
”Qëllimi I këtij projekti është që në vitin 2013 numri I studentëve të cilët kanë kaluar një apo dy semestra I kanë bërë në ndonjë universitet jashtë vendit”, tha Nellkovski.Sipas tij, autoritetet e USHT-së kanë qenë të parit të cilët kanë aplikuar në këtë projekt dhe të parit fillojnë të realziojnë.

Ndërsa, Rektori I USHT-së Agron reka është shprehur se kjo ditë është e veçantë për USHT-në pasi që promovohen dy studentët e parë nga universiteti ynë dhe nga Maqedonia që në kuadër të projektit Erazmus do të kalojnë një semestër në Universitetin e Murcias në Spanjë.”USHT-ja si institucion I arsimit të lartë që I përcjell trendet aktuale të arsimit në Europë me kyçjen e saj në procesin e Bolonjës, futi në përdorim studimin bazë të sistemit të kredive apo ECT si dhe ka bërë harmonizimin e të gjitha programeve studimore me ato evropiane”, tha Reka.

Rektori I USHT-së u ka dëshiruar suksese Bujaminit dhe Sanellës gjatë qëndrimit të tyre në universitetin Murcias në Spanjë.

Në promovimin e këtij projekti ishte paraparë që të merrnin pjesë edhe dy zëvendëskryeministrat, ai për implementimin e marrëveshjes së ohërit Abdylaqim Ademi dhe për integrime Vasko Naumovsk

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *