Home / Lajme / Maqedoni / Edicioni I tetë I festivalit Burrimet e Sharrit

Edicioni I tetë I festivalit Burrimet e Sharrit

Lidhur me finansimin e këtij festivali, drejtori Zilfi Aliu, thotë se “nëse bazohemi në qëndrimet e Ministrisë së kulturës së R. së Maqedonisë, se për vitin 2009 e ka shtuar buxhetin e saj për 50 përqind më shumë, në nivel republikan, në krahasim me vitin e kaluar, dhe neve për kët vit na ka ndarë tri herë më pak mjete se vitin e kaluar, shihet qartë për një poshtrim të kulturës shqiptare, më shumë se kurdoherrë nga ana e kësaj Ministrie.

Urim Hasipi
Tetovë, 1 tetor-Rreth 300 artistë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi, dy ditë me rradhë, do të jenë protagonistët e edicionit të tetë të rradhës së festivalit mbarëkombëtar të folklorit të përpunuar “Burimet e sharrit” 2009, që do të mbahet në skenën e Pallatit të kulturës në Tetovë kah fillimi i muajit nëntorë të këtij viti.
Ky është aktiviteti më të madh i Shoqatës kulturore “Burimet Sharrit” nga Tetova, të cilin kët vit do ta organizojë me një fizionomi krejtëisht të ndryshuar nga festivalet e kaluara.
Duke u bazuar në përvojën e madhe që ka fituar Shoqata nga pjesëmarrjet nëpër festivalet ndërkombëtare, organizatori mendon që kësaj here, festivalit t’i jepë një ngjyrë krtejtësisht të re, përafërsisht me një protokol të organizuar ashtu siç bëjnë festivalet e mëdha me karakter ndërkombëtar.

Mysafirët dhe festivalistët e ftuar, gjatë qëndrimit të tyre në Tetovë, do të kenë rastin të vizitojnë disa monomente kulturo-historike, siç janë “Xhamia e larme”, kompleksi “Arabati baba-teqe” dhe Manastiri i Leshkës, kurse në orët e pasditës, kryetari i komunës së Tetovës, do të bëj pritjen e kryetarëve të ansambleve dhe kryetarëve të komunave dhe bashkive të grupeve konkuruese, ku me këtë rast, do të shkëmbehen mendime dhe ide për një bashkëpunim më të gjërë që ka të bëje me jetën kulturo-artistike, të komunës së Tetovës dhe komunave prej nga gravitojnë ansamblet pjesëmarëse në kët festival.

Gjatë natës së parë të festivalit, do të organizohet, parada e kostumeve popullore, me pjesëmarrës të të gjitha shoqërive kulturo-artistike shqiptare nga Maqdonia, bashkë me prezantimin të tri ansambleve folklorike, kurse gjatë natës së dytë do të konkurojnë edhe pesë ansamble tjera të ftuar.Lidhur me finansimin e këtij festivali, drejtori Zilfi Aliu, thotë se “nëse bazohemi në qëndrimet e Ministrisë së kulturës së të Maqedonisë, se për vitin 2009 e ka shtuar buxhetin e saj për 50 përqind më shumë në nivel republikan, në krahasim me vitin e kaluar dhe neve për kët vit na ka ndarë tri herë më pak mjete se vitin e kaluar.”Shihet qartë për një poshtrim të kulturës shqiptare, më shumë se kurdoherrë nga ana e kësaj Ministrie.

Mjetet simbolike prej 100.000 denarësh që na janë dhanë, nga Ministria e kulturës do të plotësojnë vetëm dhjetë përqindëshin të harxhimeve të parapara. Për ta kurorizuar me sukses kët eviniment të madh dhe të shenjt të kulturës shqiptare këtu në Maqedoni, natyrisht se përkrahjen më të madhe finaciare e presim nga kuvendi i komunës së Tetovës”, thotë Aliu

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *