Home / Lajme / Botë / Eliza Dushku, e lumtur me basketbollistin dhe aktorin Rick Fox

Eliza Dushku, e lumtur me basketbollistin dhe aktorin Rick Fox

26 tetor-
Ndërsa të dhëna befasuese kanë qenë për aktoren përgjatë këtij viti. Në gusht Eliza Dushku, aktorja shqiptare me famë botërore, është renditur e 6-a ndër 100 femrat më seksi në botë, të publikuara në revistën e njohur “Maxim”.
E pyetur nga mediat se çfarë mendonte për këtë vlerësim, aktorja shqiptare ka thënë: “Vendi i gjashtë në listën e femrave më seksi të botës më ka befasuar këndshëm, ndërsa më ka rritur edhe vetëbesimin”. Ndërsa për sa i përket karrierës së saj si aktore, ajo është shprehur e kënaqur për arritjet e saj të deritanishme. “Jam e lumtur me arritjet e mira në karrierë si aktore në Hollywood, dhe shpresoj që së shpejti do të më shihni në ndonjë film, i cili do të jetë hit i madh në botë”, – ka thënë Eliza.
Eliza Dushku fitoi famë botërore me filmat thriller dhe horror ku ajo ka luajtur, veçanërisht famë i dhuroi filmi “Dollhouse”.
Aktorja, që në fillimet e saj

Los Angeles CALIFORNIA : Fjalët janë se ata të dy, Eliza Dushku, aktorja me origjinë shqiptare dhe basketbollisti “pensionist” Rick Fox, aktualisht artist filmash, duket se po ecin në një marrëdhënie dashurie, teksa ata janë parë se kanë shkuar së bashku për disa herë, në plazhet ekzotike të Miami Beach në Florida dhe kazinotë e Las Vegasit në Nevada.
Eliza Dushku, e cila luan rolin kryesor në serialin televiziv “Shtëpi kukullash”, thuhet se është dashuruar me aktorin me ngjyrë, kanadez, që është një nga ish-yjet e basketbollit profesional amerikan, Rick Fox. Fjalët thonë se të dy së bashku janë parë në marrëdhënie të nxehta, “duke i ndotur” lidhjet e tyre dhe shijuar e gëzuar një seri daljesh gjatë natës në Miami, Florida dhe Las Vegas, Nevada.
Megjithëse në sytë e gazetarëve “ata janë duke u përpjekur të minimizojnë marrëdhëniet e tyre, nuk mund të fshehin ndonjë të puthur të nxehtë që kanë fokusuar paparacët. Mirëpo, disa revista rozë amerikane thonë se ata vetë deri tani nuk ka mohuar se është një lidhje e nxehtë dhe “e rëndë dashurie”.

Dhe ky burim lajmi gjendet tek revista “Star Magazine”, e cila i “akuzon” se ata janë në fillimin e një lidhje të re dashurie. Revista “Star Magazine” shkruan pak ditë më parë se “ajo (Eliza) është plotësisht e pushtuar me të (Rick Fox) dhe ata të dy kalojnë një kohë të mrekullueshme së bashku”.

Para se të niste këtë romancë të saj, të dyshuar me Rick Fox, Eliza Dushku ka pasur një lidhje dashurie me Brad Penny, i cili aktualisht luan për Major League Baseball për Boston Red Sox. Megjithatë, Eliza njoftoi qysh në fillim të shkurtit të këtij viti që e kishte “shkatërruar” lidhjen imtime me Brad Penny.

Ndërsa për Rick Fox, revista “Star Magazine” thotë se ai më parë ishte i martuar me aktoren dhe këngëtaren Vanessa Williams dhe se ata kanë një vajzë me emrin Sasha.

Dushku më herët ka qenë në lidhje me aktorin Matt Dillon dhe me krijuesin e serialit “Family Guy”, Seth MacFarlane
Ndërsa të dhëna befasuese kanë qenë për aktoren përgjatë këtij viti. Në gusht Eliza Dushku, aktorja shqiptare me famë botërore, është renditur e 6-a ndër 100 femrat më seksi në botë, të publikuara në revistën e njohur “Maxim”.

E pyetur nga mediat se çfarë mendonte për këtë vlerësim, aktorja shqiptare ka thënë: “Vendi i gjashtë në listën e femrave më seksi të botës më ka befasuar këndshëm, ndërsa më ka rritur edhe vetëbesimin”. Ndërsa për sa i përket karrierës së saj si aktore, ajo është shprehur e kënaqur për arritjet e saj të deritanishme. “Jam e lumtur me arritjet e mira në karrierë si aktore në Hollywood, dhe shpresoj që së shpejti do të më shihni në ndonjë film, i cili do të jetë hit i madh në botë”, – ka thënë Eliza.

Eliza Dushku fitoi famë botërore me filmat thriller dhe horror ku ajo ka luajtur, veçanërisht famë i dhuroi filmi “Dollhouse”.
Aktorja, që në fillimet e saj është gjendur përkrah De Niro-s dhe Di Caprio-s, ka nisur të luajë për herë të parë në moshën 10-vjeçare; kur u paraqit së bashku me një nga vëllezërit e saj në audicionin e një reklame, ku pas një përplasjeje me të, ra dhe theu hundën.

Klithmat e saj dhe gjaku që i rridhte pa pushim, tërhoqën vëmendjen e agjentit të roleve, duke i ofruar asaj një punë në vend të të vëllait. Vetëm pak kohë më pas ajo do të luante edhe rolin e saj të parë, në vitin 1992, në filmin “That Night”, një 10-vjeçare që kishte për idhull një adoleshente me shpirt të lirë, që banonte përballë saj. Vitin që pasoi, ajo luajti te “This Boy’s Life”, si vajza e Robert De Niro-s dhe gjysmë-motra e Leonardo Di Caprio-s. Gjithashtu, në film luante edhe Tobey Maguire, i cili është një shok i saj tashmë dhe të cilit i bëri një favor të madh, së fundmi një fakt që e pohon ai vetë.INA

“Kur m’u besua roli kryesor në “Spiderman”, njerëzit e “Sony”-it dëshironin të ishin të sigurt nëse mund t’i përballoja skenat e aksionit në film”, – ka treguar ai në një intervistë të tij. “Kështu që kasetën për audicionin e vura së bashku me atë të aksioneve dhe i kërkova Elizës nëse mund t’i luanim disa pjesë së bashku. Ajo pranoi dhe më bëri të dukesha shumë më mirë se ç’isha në të vërtetë”, – ka pohuar Tobey Maguire. Të krijon përshtypjen se është e specializuar për të luajtur rolin e vajzës, po të kujtojmë edhe filmin me Arnold Schwarzenegger, në ’94-n, “True Lies” dhe me Paul Reiser, një vit më pas te “Bye Bye Love”. Dushku u duk se i dha fund aktrimit si hobi. Vendosi të ndiqte hapat e mamasë së saj, një mësuese kolegji dhe aktiviste shoqërore, duke u bërë një studente e zellshme e shkencave politike. Por, pas regjistrimit në “Suffolk University”, në Boston, iu ofrua roli i Faith, vajzës së fortë.

“Mendova se “Buffy” do të ishte vetëm për disa shfaqje, por më pas u bëra “e keqe”, u ngatërrova me të keqen e madhe, duke dalë si armik i Buffy-t. Gjëja tjetër që di, është se u bë i vazhdë”. Dushku vazhdoi me spektaklin edhe dy sezone të tjera. “Por do të jetoj me këtë rol gjithë jetën”, – thotë Dushku. “Kudo që shkoj, njerëzit më pyesin se kur do të kthehem prapë te “Buffy”. Niveli i besnikërisë ndaj saj është fantastik. Hapi tjetër ishte filmi për të rinj “Bring It On”, në rolin e Goth, gjimnastes “së rekrutuar” nga Kirsten Dunst, për të ngritur peshë tifozët e skuadrës. Pastaj “The new guy”, një tjetër film policor për të rinj, për të cilin nuk ndihet aspak keq.
“Hej, isha vetëm 21 vjeç, nuk jam edhe aq larg nga ato karaktere. Nuk më interesojnë gjërat e mëdha, por disa role të rinjsh që mund t’i luaj ende, do të vazhdoj t’i luaj”. Pas përfundimit të “The new guy”, i cili doli pas gati një viti, ajo luajti në “Jay and Silent Bob Strike Back”, nën regjinë e Kevin Smith. Por, ndërkohë ritakohet përsëri me De Niro-n, në një film triller, i bazuar në ngjarje të vërtetë, “City by the Sea”, por këtë herë jo si vajza e tij, por si e dashura e djalit të tij. Eliza Dushku tashmë është e njohur dhe për publikun shqiptar.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *