Home / Lajme / Maqedoni / Emri të zgjidhet sipas modelit kroato-slloven

Emri të zgjidhet sipas modelit kroato-slloven

29 tetor-Raportuesi i PE-së ka theksuar se kontesti i emrit mes Athinës dhe Shkupit është mirë të zgjidhet sipas modelit kroato-slloven, përmes negociatave direkte.

Taler ka vlerësuar se edhe pse deri në dhjetor kanë mbetur pak kohë, me një angazhim të madh dhe gatishmëri nga të dyja palët do të mund të arrihej një progres

Urim Hasipi
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Zoran Taler është takuar sot ne presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Temë kryesore në takim ka qenë çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Raportuesi i PE-së ka theksuar se kontesti i emrit mes Athinës dhe Shkupit është mirë të zgjidhet sipas modelit kroato-slloven, përmes negociatave direkte.
Taler ka vlerësuar se edhe pse deri në dhjetor kanë mbetur pak kohë, me një angazhim të madh dhe gatishmëri nga të dyja palët do të mund të arrihej një progres.
“Nuk kam ardhur këto të jap porosi, porosia ime është e përgjithshme dhe pozitive. Unë jam një lloj raportuesi për Maqedoninë, të dëgjoj, të shoh si është situata dhe të bëjë çka është e mundur për një raport më të mirë për vendin tuaj”, ka theksuar Taler
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot në Bruksel do të ketë takim me kryeministrin e Greqisë, Jorgos Papandreu në margjinat e takimit të të Këshillit të BE-së.

Takimi, siç lajmëroi agjencia nacionale greke e lajmeve ANA-MPA, është inicuar nga Papandreu gjatë bisedës së djeshme telefonike me Gruevskin, i cili më pas ia ka uruar emërimin kryeministër i ri i Greqisë.

Në takimin e parë Gruevski – Papandreu pritet të bisedohet për çështjen e hapur shumëvjeçare për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe për pesprketivat euroatlantike, ndërsa në këtë kontekst për raportin e marrë pozitiv nga KE-ja dhe rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *