Home / Lajme / Rajon / Eshtrat e Ahmet Zogut do të prehen në Shqipëri

Eshtrat e Ahmet Zogut do të prehen në Shqipëri

yeministri Sali Berisha paralajmëroi këtë zhvillim duke theksuar gjithashtu rolin e madh të Mbretit Ahmet Zogu në ndërtimin e shtetit shqiptar falë një veprimtarie patriotike që prej shpalljes së pavarësisë. Kthimi i eshtrave të Zogut të Pare dhe familjes mbretërore, u konsiderua nga kryemsinitri si kontributi i qeverisë shqiptare për të vënë në vend figurën e tij jo pak të sulmuar dhe të mbushur me falsifikime. Por ky nuk duket të jetë i vetmi agazhim i qeverisë.

Qeveria shqiptare do të angazhohet për të tërhequr eshtrat e Mbretit Ahmet Zogu i Parë. Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi këtë zhvillim duke theksuar gjithashtu rolin e madh të Mbretit Ahmet Zogu në ndërtimin e shtetit shqiptar falë një veprimtarie patriotike që prej shpalljes së pavarësisë.
Kthimi i eshtrave të Zogut të Pare dhe familjes mbretërore, u konsiderua nga kryemsinitri si kontributi i qeverisë shqiptare për të vënë në vend figurën e tij jo pak të sulmuar dhe të mbushur me falsifikime.

Por ky nuk duket të jetë i vetmi agazhim i qeverisë. Kryeministri u tha gazetarëve se do të bëhet gjithshka për të sjellë në atdhe, eshtrat e tjera të personaliteteve të kombit.

Problemi i vetëm duket të jetë me eshtrat e Fan Nolit. Kjo për shkak të kontributit të tij në ndërtimin e Kishës Ortodokse në SHBA, një vendim që siç tha kryeministri do të kërkonte dhe konsesusin e diasporës shqiptare për të cilën Noli ka shërbyer si shembull frymëzimi.TV KLAN

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *