Home / Sport / F1 ul siparin në fundjavë, Abu Dabi pret garën e fundit

F1 ul siparin në fundjavë, Abu Dabi pret garën e fundit

Gara që do të mbyllë kampionatin botëror të Formula 1 për këtë sezon do të zhvillohet këtë fundjavë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ja pista më e re e botërorit.

Pista e Jas Marin, e futur këtë vit për herë të parë në kalendarin e FIA-s, zë një sipërfaqe prej 2550 hektarësh dhe është ndërtuar në Jas Ajlend. Është e para pistë në botë që ka 5 tribuna të mbuluara në çdo 1.2 kilometra.

Ajo ka një gjatësi prej rreth 5.5 kilometrash dhe e gjithë gara do të jetë e përbërë nga 55 xhiro (305.5 kilometra gjithsej). Në përbërje të saj është edhe një pjesë e drejtë shumë e gjatë, në të cilën makinat mund të arrijnë një shpejtësi deri në 370 km/h.

Por kjo nuk është e gjitha. Jas Marin është pista e vetme në botë pranë së cilës ndodhet një hotel luksoz me 500 dhoma, që u jep mundësi turistëve të shohin nga afër mjediset e skuderive të Formula 1. Pista më e re e botërorit është testuar nga një makinë Minardi, e drejtuar nga Bruno Sena, nipi i legjendës braziliane të automobilizmit, Aerton Sena.

Por pista e Abu Dabit nuk do të presë vetëm garën për çmimin e madh të Formula 1. Edhe gara të tjera do të zhvillohen në të dhe gjithashtu nuk përjashtohet mundësia e organizimit të ngjarjeve të tjera jashtë botës së sportit, siç mund të jenë koncertet e këngëtarëve të ndryshëm.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *