Home / Sport / Ferrara çudit: Do më pëlqente të kisha Mourinjon trajner

Ferrara çudit: Do më pëlqente të kisha Mourinjon trajner

Trajneri i Juventusit, Çiro Ferrara, tregon në një intervistë në RAI 2 se do t’i kishte pëlqyer të kishte patur rivalin portugez tek Interi si trajnerin e tij.

Pyetjes së gazetarit se nëse do t’i kishte pëlqyer të ishte stërvitur nga Mourinjo, tekniku i ri juventin i përgjigjet i habitur por me sinqeritet. “Sinqerisht, po. Do të më kishte pëlqyer ta kisha si trajner. Vërej se lojtarët, të gjithë, flasin mirë për të. Si koleg, disa gjëra i mendoj si ai dhe disa gjëra jo. Disa deklarata të tij ishin përtej kufijve dhe desha t’i përgjigjem ironikisht, ndoshta edhe në dialektin napolitan, që do të tingëllonte edhe më bukur. Fakti është se unë heshta dhe më mirë që bëra kështu, pasi pastaj e humbëm ndeshjen e radhës.”

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *