Home / Sport / FIFA World Player, ja lista e kandidatëve

FIFA World Player, ja lista e kandidatëve

Bëhet publike lista e 23 lojtarëve kandidatë për të fituar çmimin prestigjoz për vitin 2009.

Çmimi i lojtarit më të mirë të vitit jepet sipas votave që japin trajnertët dhe kapitenët e skuadrave përfaqësuese. Vitin e kaluar, Kristiano Ronaldo ishte fituesi i FIFA World Player 2008.

Në listën për “Topin e Artë”, të publikuar pak kohë më parë, nuk figuronte asnjë lojtar italian dhe nderin e Axurrëve këtë herë e shpëton portieri i Juventusit dhe Kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon. Ai është i vetmi emër italian në listën prej 23 lojtarësh.

Kjo listë do të reduktohet deri në pesë kandidatë në fillim të muajit dhjetor. Çmimi prestigjoz do të dorëzohet nga vetë presidenti i FIFA-s, Sep Blater, në një ceremoni që do të zhvillohet më 21 dhjetor në Zyrih, me rastin e edicionit të 19-të të “FIFA World Player Gala”.

Ja lista e plotë e kandidatëve:

Michael Ballack (Çelsi/Gjermani)
Gianluigi Buffon (Juventus/Itali)
Iker Casillas (Real Madrid/Spanjë)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugali)
Diego (Juventus/Brazil)
Didier Drogba (Çelsi/Bregu i Fildishtë)
Michael Essien (Çelsi/Gana)
Samuel Eto’o (Inter/Kamerun)
Steven Gerrard (Liverpul/Angli)
Thierry Henry (Barcelona/Francë)
Zlatan Ibrahimovic (Barcelona/Suedi)
Andres Iniesta (Barcelona/Spanjaë)
Kakà (Real Madrid/Brazil)
Frank Lampard (Çelsi/Angli)
Luis Fabiano (Sevilja/Brazil)
Lionel Messi (Barcelona/Argjentinë)
Carles Puyol (Barcelona/Spanjë)
Franck Ribery (Bajen Mynih/Francë)
Wayne Rooney (Mançester Utd./Angli)
John Terry (Çelsi/Angli)
Fernando Torres (Liverpul/Spanjë)
David Villa (Valencia/Spanjë)
Xavi (Barcelona/Spanjë)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *