Home / Lajme / Maqedoni / Filloi panairi ESA EKSPO 2009 në Tetovë

Filloi panairi ESA EKSPO 2009 në Tetovë

Kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexheti u shpreh para të pranishmëve se komuna së shpejti do të vendos ura bashkëpunimi me shumë ndërmarrje ndërsa agjencioni ESA në të shumtën e rasteve ka ndihmuar komunën me të dhënat e saja për fushën e biznesit. Sipas tij, komuna e Tetovës edhe më tej do të përkrah aktivitetet e këtilla që çojnë në intensifikimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes afaristëve nga vende të ndryshme.

Urim Hasipi
Tetove, 1 tetor-Sot për të nëntën herë me radhë është mbajtur në Tetovë panairi tradicional ESA EKSPO 2009. Ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga rajoni i Tetovës, Shkupit, Gostivarit dhe një nga Presheva kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë panair.

Panairi organizohet nga Agjencioni për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ESA nga Tetova, në bashkëpunim me GTZ-në gjermane. Kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexheti dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Fatmir Besimi kanë bërë hapjen solemne të panairit.

Kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexheti u shpreh para të pranishmëve se komuna së shpejti do të vendos ura bashkëpunimi me shumë ndërmarrje ndërsa agjencioni ESA në të shumtën e rasteve ka ndihmuar komunën me të dhënat e saja për fushën e biznesit. Sipas tij, komuna e Tetovës edhe më tej do të përkrah aktivitetet e këtilla që çojnë në intensifikimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes afaristëve nga vende të ndryshme.

Ministri i ekonomisë Fatmir Besimi tha se ky panair tani është tradicional dhe është mundësi e mirë që ndërmarrjet e suksesshme të ekspozojnë prodhimet e tyre me qëllim të përmirësimit të biznesit në rajon.

Nebi Jusufi, menaxher i agjencionit ESA u shpreh se panairi paraqet një rast të mirë që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme jo vetëm nga regjioni i Tetovës por edhe më gjerë të jenë më afër konsumatorëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *