Home / Sport / Fiton Kreshnik Qato, ruan titulin botëror

Fiton Kreshnik Qato, ruan titulin botëror

Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato, arriti mbrëmë të ruajë titullin kampion bote për peshën e mesme të versionit WBF (Word Boks Foundation).

Në Dessau të Gjermanisë, Qato zhvilloi një ndeshje mjaft të vështirë ndaj boksierit italian, Fabio Liggieri, duke e zgjatur sfidën deri në 12 raunde. Ishin pikët e treshes së gjyqtarëve ata që vendosën se Kreshnik Qato mbetet sërish kampion bote për peshën e mesme.

Pikët e dhëna nga të tre gjyqtarët ishin (115-113, 116-112, 116-112) në favor të boksierit durrsak, i cili tregoi edhe një herë superioritetin e tij ndaj rivalëve.

Ashtu siç ka pohuar vetë boksieri 31 vjeçar, pas kësaj përballjeje do të ketë një aktivitet tjetër në Londër në prag të festës së Pavarësisë së Shqipërisë, e më pas do të përgatitet për një ndeshje akoma më të madhe për një titull më të rëndësishëm gjatë periudhës Mars 2010 në Tiranë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *