Home / Sport / Fitore e vështirë e Shkëndijës

Fitore e vështirë e Shkëndijës

Shkëndija ka shënuar fitore të vështirë 1:0 përballë Cementarnicës, në ndeshjen e javës së 8-të në Ligën e Dytë. Goli i Eminit Shkëndijës i siguroi 3 pikë me të cilat mbeten të vetmuar në kreun e renditjes, pas disfatës së Bregallnicës nga Skopje. Drita fitoi bindshëm përballë Bellasicës, Vllaznimi i Strugës humbi nga Cementarnica, ndërsa fitoren e parë në këtë sezon e ka shënuar Vëllazërimi i Kërcovës.

Shkëndija ka lënë pas humbjen e një jave më parë nga Vllaznimi, pasi në kuadër të javës së 8-të, në stadiumin e qytetit në Tetovë, mundi Lokomotivën me rezultat minimal 1:0. Fitorja e tetovarëve u arrit më vështirë se sa pritej, pasi kundërshtari me një formacion të mbyllur nuk lejonte shumë hapsirë për të sulmuar. Pjesa e parë foli vetëm për Shkëndijën, të cilët kishin iniciativë, krijonin raste, mirëpo pa mundur të gjejnë rrjetën kundërshtare. Në këtë fraksion të lojës futbollistët “kuq e zij” dy herë goditën kuadrantin e portës mysafire.
Pjesa e dytë solli përsëri tentativa të vendasëve, të cilët me kalimin e kohës shtonin sulmet e tyre, por rezistenca e mysafirëve ishte e suksesshme. Momenti vendimtar ndodhi kur pas një krosimi në zonë, Izair Emini me goditje precize me kokë dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, për gëzim të madh të vendasëve. Deri në fund të takimit edhe përkundër disa tentimeve rezultati mbeti i pandryshuar, me atë që duhet potencuar se edhe mysafirët në momente të caktuara u treguan të rrezikshëm. Në fund është e rëndësishme se tre pikët mbeten në Tetovë, ndërsa loja e keqe do të harohet, kuptohet nëse nuk përsëritet në ndeshjet e ardhëshme.

Fitotrja e Shkëndijës fiton në vlerë, kur marim parasysh faktin se Bregallnica humbi para fansave të vet nga Skopje me rezultat 3:2, dhe lejoi që Shkëndija të shkëputet në vendin e parë me tre pikë diferencë. Drita e Bogovinës shënoi fitore bindëse 3:0 përballë Bellasicës, Vllaznimi i Strugës humbi nga Cementarnica 1:0, ndërsa Vëllazërimi i Kërcovë përballë 11 Oktomvrit fitoi 3:2, duke regjistruar fitoren e parë në këtë sezon.

Rezuktatet e javës së 8-të:

Shkëndija 1-0 Lokomotiva
Drita 3-0 Bellasica
Ohri 2-3 Novaci
Vllazërimi 3-2 11 Oktomvri
Miravci 3-1 Napredoku
Cementarnica 1-0 Vllaznimi
Bregallnica 2-3 Skopje

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *