Home / Lajme / Maqedoni / Fuere kërkon kthimin e PDSH-së në Parlament

Fuere kërkon kthimin e PDSH-së në Parlament

31 tetor-
Mendoj se zëri i tyre do të jetë më efektiv në Parlament dhe në institucione. Kuptohet se PDSH-ja do të vendos që së shpejti të kthehet në Parlament”, tha ambasadori Fuere. Ai potencoi se nga Raporti i KE-së del porosia e rëndësishme se Marrëveshja Ohrit mbetet çështje kryesore dhe e cila do t’i garantojë të drejtat e komuniteteve jo shumicë.

Urim Hasipi
Euroambasadori Ervan Fuere ka kërkuar kthimin e Partisë Demokratike Shqiptare në Parlament.

Kërkesa i është parashtruar drejtpërsëdrejti kryetarit të kësaj partie, Menduh Thaçi, të cilit eurodiplomati ia ka prezantuar edhe raportin e fundit të Komisionit Evropian.

“Mendoj se zëri i tyre do të jetë më efektiv në Parlament dhe në institucione. Kuptohet se PDSH-ja do të vendos që së shpejti të kthehet në Parlament”, tha ambasadori Fuere.

Ai potencoi se nga Raporti i KE-së del porosia e rëndësishme se Marrëveshja Ohrit mbetet çështje kryesore dhe e cila do t’i garantojë të drejtat e komuniteteve jo shumicë. Ndërkaq, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se ia ka paraqitur euroambasadorit vërejtjet rreth raportit të KE-së për Maqedonisë, ndërsa theksoi se partia që drejton është përjashtuar nga dialogu politik. “Diskutuam rreth kthimit të PDSH-së në Parlament dhe pengesa e fundit e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, pra kontesti me emrin.

Vlerësimi im ishte se PDSH-ja është e përjashtuar nga Qeveria dhe koalicioni nga dialogu i vërtetë. Opozitës duhet t’i ofrohet një dialog i sinqertë dhe jo me manipulime”, tha Thaçi. Sipas tij, krerët shtetëror nuk e kuptojnë gatishmërinë e BE-së për t`i dhënë “terapinë” e fundit Maqedonisë për të mbijetuar. Ai poashtu ka komentuar edhe paralajmërimet për zgjidhjen e statusit të pjesëtarëve të ish UÇK-së. “Mendoj se kjo çështje është satisfaksion për mua si lider dhe për partinë.

Zgjidhja e statusit të pjesëmarrësve të konfliktit të armatosur të vitit 2001 kur manipulohet nga vetë Ahmeti, atëherë bien në ujë të gjitha pretendimet se 2001-shi ka qenë për çlirimin e shqiptarëve, por ka qenë një revolucion për të ardhur në pushtet dhe kjo zgjidhje e tanishme e eliminon realizimin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve”, deklaroi Thaçi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *