Home / Sport / FUTBOLL- LIGAT EVROPIANE

FUTBOLL- LIGAT EVROPIANE

Sot luhet ndeshjet e javës së nëntë në kampionatin anglez dhe që tani ka filluar lufta e nxehtë për kreun e renditje.

Hamburg-Leverkusen është kryendeshja e kësaj jave në Kampionatin gjerman të futbollit nga ku do percaktohet edhe kryesusja e kampionatit.

Sonte në mbrëmje luhen 3 ndeshje të kampionatit spanjoll ku e gjithë vëmendja do të jetë në Mestaja.

Premier Ligë, Java IX, Cana kundër Liverpulit
Sot luhet ndeshjet e javës së nëntë në kampionatin anglez dhe që tani ka filluar lufta e nxehtë për kreun e renditje.
Çelsi luan kundër Aston Vilës, Ferguson pret Bolltonin ndërsa Lorik CAna dhe Sandërlendi kanë sfidën vështirë ndaj të kuqve të Benitezit.

Premier Ligë, Java IX
12.45 Aston Vila – Çelsi
15.00 Arsenal – Birmingam
15.00 Everton – Volverhempton
15.00 Mançester U – Bollton
15.0 Portsmuth – Totenham
15.00 Stoke S. – Uest Ham
15.0 Sandërlend – Liverpul

Bundesliga, java IX, përballje gjigantësh
Hamburg-Leverkusen është kryendeshja e kësaj jave në Kampionatin gjerman të futbollit nga ku do percaktohet edhe kryesusja e kampionatit.
Bajerni i Mynihut luan në transfertë në Fraiburg, Shtutgarti luan kundër Hertës ndërsa Verder Bremeni pret Hofenheimin.

Bundesliga, Java IX
15.30 Këln – Mainz
15.30 Eintraht – Hanover
15.30 Fraiburg – Bajern Mynih
15.30 Nurenberg – Herta
15.30 Shtutgart – Shalke
15.30 Verder Bremen – Hofenheim
18.30 Hamburg – Bajer Leverkusen

Primera Divizion, akti VII, spikat Valencia-Barcelona
Sonte në mbrëmje luhen 3 ndeshje të kampionatit spanjoll ku e gjithë vëmendja do të jetë në Mestaja.
Barcelona përballet për herë të parë këtë sezon me një ekip të fortë dhe sfida me Valencian do të tregojë forcën reale të ekipit të Guardiolës. Me shumë lojtarë të sfilitur nga ndeshjet me kombëtaret e tyre, Barçës i nevojitet një fitore për të ruajtur kreun e renditjes.
Reali i Madridit pa c.Ronaldon do të presë në Bernabeu Valadolidin për të shpresuar në një hap fals të Barçës në Mestaja.
Sevilja udhëton në Deportivo në një sfidë të drejtpërdrejtë për të arritur kualifikimin në kupat e evropës.

Primera Divizion, Java VII
18.00 Deportivo – Sevilja
20.00 Real Madrid – Valadolid
22.00 Valencia – Barcelona

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *