Home / Lajme / Maqedoni / Gjyshi vret nipin 21 vjeçar me sëpatë

Gjyshi vret nipin 21 vjeçar me sëpatë

17/18 tetor-Sipas informacioneve jozyrtare mësohet se shkaku i vrasjes kanë qenë marrëdhëniet e prishura mes prindërve të të vrarit dhe gjyshit të tij, i cili për një kohë të gjatë ka jetuar dhe punuar në Perëndim

Vritet me sëpatë në gjumë një i ri person nga Tetova. Ngjarja tronditese ka ndodhur rreth orës 8 e 30 të mëngjesit, në rrugën “Ivo Ribar Llolla”, kur gjyshi i viktimës, 68 vjeçari Xhemail Ajvazi ka marrë sëpatën dhe ka shkuar drejt dhomës ku ka qenë duke fjetur nipi i tij me te njejtin emer Xhemail.Ajvazi. Pas vrasjes që ka bërë gjyshi i të ndjerit është drejtuar për në polici ku ka denoncuar rastin.

Sipas informacioneve jozyrtare mësohet se shkaku i vrasjes kanë qenë marrëdhëniet e prishura mes prindërve të të vrarit dhe gjyshit të tij, i cili për një kohë të gjatë ka jetuar dhe punuar në Perëndim. Ndërsa për Sektorin e Punëve të Brendëshme të Tetovës, as vrasësi dhe as viktima nuk kanë pasur precedent penal.

Gjatë ditës së sotme policia e Tetovës zhvilloi biseda me vrasësin, ndërsa trupi i pa jetë i 21 vjeçarit sot është marrë nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *