Home / Sport / Granero: Mund të fitojmë edhe pa Ronaldon

Granero: Mund të fitojmë edhe pa Ronaldon

Mesfushori i Realit të Madridit, Esteban Granero mendon se skuadra e tij nuk varet nga Kristiano Ronaldo dhe ka ftuar bashkëlojtarët e tij që ta dëshmojnë një gjë të tillë gjatë 30 ditëve të ardhshme sa do të mungojë ylli portugez….

Reali pësoi humbjen e parë në këtë edicion ndaj Sevilës, pikërisht në mungesë të Ronaldos. Kjo ka bërë që kritikët e klubit madrilen të flasin për varshmërinë e kësaj skuadre ndaj portugezit. Ronaldo ka ripërtërirë lëndimin të shtunën kur u paraqit për Portugalinë ndaj Hungarisë dhe tashmë do të mungojë së paku një muaj në fushën e gjelbër. “Kristiano është lojtar i cili normalisht se ju mungon në skuadër, ngase ai gjithmonë bënë diferencën në fushë, por kjo nuk do të thotë se Reali i Madridit varet krejtësisht vetëm nga një lojtar”, ka pohuar Granero, duke shtuar: “Ekzistojnë edhe shumë futbollistë tjerë të mëdhenj në këtë skuadër përveç Kristianos. Ai është futbollist i klasit botëror dhe angazhohet gjithmonë shumë, por ekziston një dallim ndërmjet kësaj dhe të qenit i domosdoshëm për klubin. Ne duhet dhe mund të fitojmë edhe pa të. Ne kemi futbollistë, të cilët mund të bëjnë punë të konsiderueshme për skuadrën”, ka përfunduar Granero.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *