Home / Sport / Hleb i penduar që u largua nga Arsenali

Hleb i penduar që u largua nga Arsenali

Aleksandr Hleb është bërë pishman që ishte larguar nga Arsenal, për t’iu bashkuar Barcelonës, ku nuk e gjeti veten si duhet. Mesfushori bjellorus qan për faktin se e la njërin prej trajnerëve më të mirë në botë, Arsene Wenger, dhe njërin prej klubeve më të mira në botë, Arsenal. 28 vjeçari e refuzoi Interin këtë verë, për t’u rikthyer tek Stuttgart, klub i cili e kishte ngritur në nivel të lartë.

Ish mesfushori i Arsenal, Aleksandr Hleb, e qan largimin nga Emirates Stadium, por nuk është pishman që e refuzoi Interin gjatë kësaj vere. Mesfushori bjellorus është larguar nga Gunners për t’u transferuar tek Barcelona, 15 muaj më parë, ku nuk arriti të adaptohej. 28 vjeçari është pishman që u largua nga klubi anglez.

“Në kohën kur isha tek Arsenal, udhëhiqesha prej njërit nga trajnerët më të mirë në botë, Arsene Wenger. E qaj faktin që e kam lëshuar Arsenalin. Luaja çdo javë për njërin prej klubeve më të mira në botë”, u shpreh Hleb në një intervistë për uebfaqen, fourfourtwo.com.

Hleb, tash është rikthyer në Gjermani, përkatësisht në Stuttgart, klubi i cili e ka ngritur në nivelin më të lartë të futbollit, pasi i tha ‘jo’ Interit gjatë kësaj vere, kur ishte propozuar të futej në çështjen Eto’o-Ibrahimoviç. “Është e vërtet, kam mundur të shkoja si huazim tek Inter, por i thash jo ekipit të Jose Mourinhos”, vazhdoi ai.

Përfaqësuesi bjellorus nuk është pishman që u rikthyer aty ku e fitoi namin e futbollistit të klasit botëror, në Stuttgart. “Kam preferuar të rikthehem në Stuttgart, ku e disa se megjithatë do të isha mjaft i lumtur. Kjo edhe po ndodh”, përfundoi mesfushori.

Hleb e kishte filluar karrierën profesioniste tek ekipi bjellorus Bate Borisov në vitin 1999, prej nga një vit më pas ishte transferuar tek Stuttgart, ku qëndroi për 5 vjet. Ai më pas qëndroi 3 vjet tek Arsenal, për të përfunduar tek Barcelona, ku pati një vit dështues. Tash ai është rikthyer në Stuttgart si huazim, por nuk e ka ndërmend më të rikthehet tek klubi katalunas.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *