Home / Sport / Ideja e Mançester Sitit, Henri në vend të Robinjos

Ideja e Mançester Sitit, Henri në vend të Robinjos

Sipas zërave më të fundit të merkatos së dimrit, sulmuesi braziliani i Mançester Sitit, Robinjo, është pranë transferimit tek ekipi spanjoll.

Vetë futbollisti, në një deklaratë të pak ditëve më parë, lëshoi sinjale “dashurie” në drejtim të katalanasve. “Kush nuk do të donte të luante te Barcelona? Për nga mënyra se si luajnë, duken si një klub brazilian. Është një nder i madh për mua të mësoj se Guardiola më vlerëson”, pati thënë Robinjo.

Në këtë mënyrë, hapet rruga për ta parë ndoshta që në janar asin brazilian të veshë fanellën blaugrana. Por risia është se pjesë e kësaj marrëveshjeje mund të bëhet edhe sulmuesi francez i Barcelonës, Tieri Henri. Ish-kapiteni i Arsenalit pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe pronarët arabë të klubit anglez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *