Home / Lajme / Maqedoni / Illyricum libertas propozon stemë, himn dhe flamur pa simbole etnike

Illyricum libertas propozon stemë, himn dhe flamur pa simbole etnike

Tetovë, 20 tetor-Stema propozohet pa elemente etnike dhe me tipare karakteristike gjeografike të këtij nënqielli. Ajo përmban këto elemente: Diellin, i cili simbolizon klimën e ngrohtë kontinentale të këtij vendi; Ujërat, që simbolizojnë gjithë pasurinë ujore të republikës, edhe atë, lumenj, liqene; Mali, që simbolizon terrenin e thyer dhe kryesisht malor të pjesës më të madhe të vendit tonë; Dy yje të verdhë, që përfaqësojnë dy komunitetet kryesore që bashkërisht përbëjnë më shumë se 95% të popullsisë së vendit.Himni gjithashtu është neutral në aspekt etnik dhe propozohet që të jetë pa tekst”, tha Kurtishi

Urim Hasipi
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtarë Illyricum LIBERTAS, duke parë afrimin e datës për fillimin e negociatavepër anëtarësim në BE, dhe në favor të koncenzusit politik dhe ndëretnikë, sot përmes një preskonferencë zbuluan propozimet e tyre për Flamurin shtetërorë, Hymnin si dhe elementet e stemës si propozim për qeverinë.

Në këtë mënyrë duke u bazuar në shtetet si Zvicra, Holanda, Bosnjë e Hercegovina dhe kosova , illyricum libertas propozoi që flamuri stema dhe hymni të jenë neutrale dhe të mos përmbajnë vetëm elemente të njërit etnikum të shtetit.”Flamuri shtetëror propozohet me një fushë të kaltër që paraqet kaltërsinë qiellore europiane dhe dy yje të mëdhenj të verdhë në sfond, që përfaqësojnë dy komunitetet kryesore dhe më të mëdha në numër këtu.

Stema propozohet pa elemente etnike dhe me tipare karakteristike gjeografike të këtij nënqielli. Ajo përmban këto elemente: Diellin, i cili simbolizon klimën e ngrohtë kontinentale të këtij vendi; Ujërat, që simbolizojnë gjithë pasurinë ujore të republikës, edhe atë, lumenj, liqene; Mali, që simbolizon terrenin e thyer dhe kryesisht malor të pjesës më të madhe të vendit tonë; Dy yje të verdhë, që përfaqësojnë dy komunitetet kryesore që bashkërisht përbëjnë më shumë se 95% të popullsisë së vendit.Himni gjithashtu është neutral në aspekt etnik dhe propozohet që të jetë pa tekst”, tha Kurtishi.

Ky propozim nuk përmban në vete asgjë të re. Ai bazohet në realitetet etnike, gjeografike dhe historike të Maqedonisë, u tha më tej në propozimin e Illyricum Libertas.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *