Home / Sport / Inter, dëmtohet Shnajder, mungon në Kiev

Inter, dëmtohet Shnajder, mungon në Kiev

Mesfushori zikaltër ka pësuar një tërheqje në kofshën e djathtë në ndeshjen e të shtunës ndaj Katanias në kampionat dhe do të qëndrojë për dy javë larg fushave.

Lajme të këqija për Hoze Mourinjon. Fantazisti hollandez iu nënshtrua kontrolleve të hollësishme, për të parë shkallën e problemit që e detyroi të lërë fushën e “San Siros” 15 minuta para përfundimit të takimit përballë Katanias ditën e shtunë.

Skaneri ka vënë në dukje një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe tashmë hollandezi ka filluar ciklin e terapisë për t’u riaftësuar. Por koha e nevojshme për t’iu rikthyer fushave do të jetë rreth 15 ditë. Pra, duket shumë e vështirë një rikthim i mundshëm për ndeshjen e 4 nëntorit kundër Dinamos së Kievit në Ligën e Kampionëve.

“Shnajderi ka një tërheqje – tha profesor Kombi për mikrofonat e “Sky” -. Do të jetë gati për ndeshjen e Kievit? Si gjithmonë, do të bëjmë të pamundurën, por tërheqja është tërheqje. Në ditët e ardhshme do të shohim se si do të shkojë, por bëhet fjalë për një muskul të rëndësishëm”.

Pra, Mourinjo nuk ia del dot të riaftësojë një pikë të rëndësishme, pa humbur rrugës një tjetër. Të enjten do të rikthehet Tiago Mota, i lënë jashtë prej një muaji, për shkak të një tërheqjeje muskulore në pjesën e prapme të kofshës së djathtë në transfertën kundër Kaljarit.

Së bashku me mesfushorin mund të rikthehet edhe Diego Milito, që mungon që prej 3 tetorit. Nëse mjekët e lejojnë, sulmuesi mund të luajë disa minuta në pjesën e dytë. Në të kundërt, rikthimi do të shtyhet për ndeshjen me Livornon.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *