Home / Sport / Inter, në ankth për Eto

Inter, në ankth për Eto

Sulmuesi kamerunas i zikaltërve, Samuel Eto, pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Palermos dhe u detyrua të lërë fushën e lojës.

Gjendja e sulmuesit afrikan do të sqarohet gjatë orëve të ardhsme, por ndërkaq, në shtëpinë e Interit është e pamundur të fshihet një farë ankthi mbi situatën e autorit të dy golave në fitoren e mbrëmjes së djeshme 5-3 përballë Palermos.

Kamerunasi pësoi një dëmtim dhe e la në mes ndeshjen në “Meaca”. Pa dyshim që ai do të mungojë në ndeshjen kundër Livornos të dielën dhe objektivi është riaftësimi për ndeshjen vendimtare kundër Dinamos së Kievit në Ligën e Kampionëve.

Në transfertën e Livornos, Mourinjo do të krijojë një hapësirë në sulm për Diego Militon, që duhet të mësohet me minutat e lojës pas dëmtimit. Por edhe për Balotelin, që shkëlqeu në përballjen me Palermon të enjten.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *