Home / Sport / Janar “i nxehtë” për Interin, nis revolucioni zikaltër

Janar “i nxehtë” për Interin, nis revolucioni zikaltër

Përveç Goran Pande-it, marrëveshja me të cilin duket pothuajse e sigurt, zikaltrit po projektojnë afrime dhe largime të shumta gjatë merkatos së dimrit.

Sulmuesi maqedonas do të mbulojë mungesën e Samuel Eto-s, i cili do të mungojë rreth një muaj në fillim të vitit tjetër, për shkak të angazhimi me Kombëtaren e Kamerunit në Kupën e Afrikës.

Por përgjegjësi i merkatos së Interit, Marko Branka, së bashku me Hoze Mourinjon, janë duke përgatitur edhe largimet nga radhët e ekipit të disa prej lojtarëve që nuk do të jenë në planet e “Të veçantit”.

Mansini, Kuarezma, Vieira, Suazo dhe Arnautoviç duket se në janar do t’i japin lamtumirën “Apiano Xhentiles”. Në vend të tyre janë piketuar të tjerë futbollistë që do të afrohen.

Kandidati më i mundshëm për të veshur fanellën zikaltër duket se është keniani Mek Donald Mariga. Branka ka pasur kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të Parmës, ashtu siç kanë bërë edhe drejtuesit e merkatos së Milanit në lidhje me mesfushorin e qendrës.

Por vëzhguesit e rrugës “Durini” kanë nënvizuar gjithashtu edhe interesimin për Daniele Galopën, lojtar i cili mund të luajë edhe nga krahët.

Nuk mbetet jashtë vëmendjes as kampionati francez, aty ku përveç dëshirës së vjetër, Zhan Makun (kamerunasi i Lionit që konsiderohet si “Vieiraja i ri”), pëlqehet edhe Mousa i Tuluzës dhe, edhe pse disi më i vështirë për t’u arritur, Zheremi Tulalan, mesfushori i Lionit dhe i Kombëtares franceze.

Midis largimeve, duhet vendosur sa më parë për Patrik Vieiranë, i desinuar për t’u rikthyer në Premier Ligë, ku adresa më e mundshme mbetet rikthimi te Arsenali.

Nga Anglia mund të vijnë edhe oferta të tjera, për shembull nga Totenhemi për Sulei Muntarin, i cili prej kohësh ka pësuar jë “krisje” me tifozët në “San Siro”.

Mourinjo nuk do të humbasë shërbimet e mesfushorit afrikan, por nëse nga “Gjelat” vjen ndonjë ofertë financiare e kënaqshme (Muntari kushtoi 15 milion euro në verën e vitit të kaluar), apo ndonjë shkëmbim i mundshëm me ndonjë lojtar të Totenhemit (për shembull Zhermein Xhenas pëlqehet shumë nga Mourinjo), mbase largimi i ganezit drejt tokës angleze është i mundshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *