Home / Sport / Juventusi kërkon Behramin

Juventusi kërkon Behramin

Juventus ka shprehur interesim për Valon Behramin. Sipas uebfaqes 4-4-2.com, kosovari do të transferohet te “Zonja e Vjetër” gjatë afatit kalimtar të janarit. Futbollisti i West Ham shihet si kandidat potencial për ta marrë mbi supe postin e mbrojtësit të djathtë tek Bianconerët.

Juventus e ka zgjedhur përforcimin e krahut të djathtë. Sipas uebfaqes gjermane 4-4-2.com, njeriu i kërkuar nga trajneri Ciro Ferrara për afatin kalimtar të janarit është Valon Behrami, i cili aktualisht luan tek West Ham United.

Futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane po kthehet dalë ngadalë në formën e tij më të mirë, pas lëndimit që kishte pësuar gjashtë muaj më parë, në një ndeshje kampionale në Premierligë.

“Përfaqësuesi zviceran është bërë shënjestër e Bianconerëve, të cilët e kërkonin këtë futbollist edhe gjatë verës, së bashku me Rafinhan e Mottan”, shkruante të mërkurën në uebfaqen 4-4-2.com.

Gjithnjë sipas kësaj uebfaqe, Bianconerët nuk janë të kënaqur me shërbimet e Jonathan Zebina dhe Zdenek Grygera, që nuk janë në formën e tyre më të mirë. Andaj, emri i Behramit i është bashkuar brazilianit Rafinha të Schalkes dhe italianit Marco Motta të Romës, të cilët megjithatë mbeten ende objektiva të “Zonjës së Vjetër”.

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, duket se po e përgatitë ofertën që do t’ia shpalosë klubit londinez gjatë muajit janar.

Kontrata që e lidh 24 vjeçarin Behrami me West Ham United vlen deri në vitin 2013, por ajo mund të prishet kollaj, nëse Juventus ofron para aq sa për ta bindur klubin anglez që të heq dorë nga ish futbollisti i Lazios. Para se të shkonte tek West Ham United, Behrami ishte shënjestër e Juventus, i cili assesi të rehatohet me një mbrojtës të krahut të djathtë.

Valon Behrami ishte transferuar tek West Ham United gjatë verës së vitit të kaluar nga Lazio, me të cilën i prishi punët pasi nuk arriti marrëveshje për ta vazhduar kontratën. Ai e nisi mirë sezonin e kaluar, por u desh të pushonte gjashtë muaj, për shkak të një lëndimi serioz në gju. Tash, futbollisti është rikthyer në ekipin e parë të West Ham, ku thotë se ndihet mirë dhe se dëshiron të qëndrojë gjatë. Mirëpo, në futboll asgjë nuk është e sigurt.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *