Home / Sport / Kanavaro pozitiv në testin antidoping, rrezikon Juve

Kanavaro pozitiv në testin antidoping, rrezikon Juve

Sipas “La Republica” dhe “Sky Sport 24”, mbrojtësi i përfaqësueses italiane ka rezultuar pozitiv në testin antidoping. Rrezikon mjeku i Juventusit.

Takimi midis shefit të sektorit antidoping të Komitetit Kombëtar Olimpik Italian (CONI), Torri, Kanavaros dhe mjekut bardhezi, Goitre, ka hedhur pak dritë mbi rastin e kapitenit italian.

Ai ka rezultuar pozitiv në provën antidoping, me një përmbajtje të lartë kortizoni. Por zarfi me kërkesën e sektorit antidoping të CONI-t nuk u hap kurrë nga drejtuesit e klubit italian dhe për këtë arsye, rrezikojnë të gjobiten.

Fabio Kanavaro u thirr, së bashku me mjekun juventin, Bartolomeo Goitre, nga shefi i sektorit kundër dopingut të CONI-t, Etore Torri. Ky i fundit kishte dërguar te Juventusi zarfin me kërkesën mbi “pasqyrën” e medikamenteve të përdorura nga lojtari.

Kërkesa u mor nga klubi torinez, por zarfi nuk u hap kurrë. Asnjë përgjigje që atëherë, derisa u kryen analizat antidoping për Kanavaron.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *