Home / Lajme / Rajon / KE i ofron Kosovës perspektivë për liberalizimin eventual të vizave

KE i ofron Kosovës perspektivë për liberalizimin eventual të vizave

Bruksel, 14 tetor-Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, është shtrirë në mbarë Kosovën dhe është plotësisht operacional. Kosova ballafaqohet me sfida të mëdha, përfshirë edhe sigurimin e rendit e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e kapaciteteve administrative dhe mbrojtjen e pakicave serbe dhe të tjera.
Në raportin e progresit, Komisioni analizon përparimin e Kosovës gjatë vitit të fundit.

Komisioni Evropian propozoi sot fillimin e një procesi i cili do të shpie tek udhëtimi pa viza për qytetarët e Kosovës dhe fillimin e përgatitjeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare, pasi që Kosova të ketë përmbushur kriteret e nevojshme. …

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oli Ren, tha sot në Bruksel se vendimi i sotëm shënon një fazë të re. “Ne propozojmë një varg të masave praktike për të ndihmuar përmirësimin e jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto masa do t’i tregojnë Kosovës se përafrimi me BE-në nuk është diçka abstrakte, por se ka të bëjë me përfitime reale e të prekshme për të gjithë. Ne tash ftojmë Shtetet Anëtare të BE-së të pajtohen me propozimet tona dhe të sigurojnë se Kosova mban hapin me zhvillimet në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Komisioneri Rehn.

Në strategjinë e tij vjetore mbi zgjerimin e BE-së, Komisioni thekson se ndonëse është ruajtur stabiliteti në Kosovë, megjithatë ai mbetet i brishtë.

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, është shtrirë në mbarë Kosovën dhe është plotësisht operacional. Kosova ballafaqohet me sfida të mëdha, përfshirë edhe sigurimin e rendit e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e kapaciteteve administrative dhe mbrojtjen e pakicave serbe dhe të tjera.
Në raportin e progresit, Komisioni analizon përparimin e Kosovës gjatë vitit të fundit.

Komisioni Evropian pret nga autoritetet e Kosovës të shfrytëzojnë të gjeturat për të modeluar dhe jetësuar një pako koherente dhe konsekuente të reformave për të avancuar përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj drejt Evropës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *