Home / Lajme / Rajon / KE: Shqipëria bëri progres, potenecial për standarte të larta

KE: Shqipëria bëri progres, potenecial për standarte të larta

14 tetor-“Shqipëria po bën një progres të mirë në reforma, por duhet të shtojë ritmin e punës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në përmirësimin e kapaciteteve administrative. Qeveria e re ka një dritare të vërtetë mundësie për të përshpejtuar reformat dhe ta sjellë vendin më pranë statusit të kandidatit. Përsa i përket kësaj Këshilli europian po reflekton mbi kohën se kur do t’i kërkojë komisionit opinionin mbi aplikimin e Shqipërisë.”

Disa minuta pas prezantimit të Progres Raportit të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri Europian për zgjerimin Olli Rehn tha në një konferencë për shtyp se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në reformat e kërkuara nga blloku dhe se qeveria e re shqiptare ka një mundësi reale për ta sjellë vendin pranë statusit të kandidatit në Bashkimin Europian.

“Shqipëria po bën një progres të mirë në reforma, por duhet të shtojë ritmin e punës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në përmirësimin e kapaciteteve administrative. Qeveria e re ka një dritare të vërtetë mundësie për të përshpejtuar reformat dhe ta sjellë vendin më pranë statusit të kandidatit. Përsa i përket kësaj Këshilli europian po reflekton mbi kohën se kur do t’i kërkojë komisionit opinionin mbi aplikimin e Shqipërisë.

Rehn garantoi se Bashkimi Europian synon të materializojë perspektivën europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit. Strategjia e zgjerimit është një demonstrim i qartë i përkushtimit tonë për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Në këto kohë të vështira ekonomike, aplikimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi thekson rolin e fuqishëm të Brukselit në promovimin e paqes sigurisë dhe begatisë në rajon.

Përsa i përket Kosovës, Bashkimi Europian vlerëson qëndrueshmërinë në shtetin më të ri, por thekson se Kosova akoma mbetet e brishtë. Në një dokument të veçantë Komisioni Europian propozon të sjellë qytetarët e Kosovës më pranë Bashkimit Europian nëpërmjet një dialogu vizash me perspektivën e një liberalizimi të mëtejshëm të tyre vetëm kur të ndërmerren reformat dhe të përmbushen kushtet e nevojshme.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *