Home / Lajme / Maqedoni / Këshilltarët komunal te Gostivarit nuk miratojnë raportin gjashtë mujor i policisë

Këshilltarët komunal te Gostivarit nuk miratojnë raportin gjashtë mujor i policisë

22 tetor 2009
Në këtë seancën nuk morri pjesë asnjë nga përfaqësuesit e stacionit policor të Gostivarit për të sqaruar para këshilltarëve për punën gjashtë mujore të Stacionit Policor. Raporti për punën gjashtë mujore të Stacionit Policor, këshillit komunal nga ana e policisë i është dorëzuar në formë të shkruar.

Këshilli i komunës së Gostivarit mbajti seancën e VI-të më radhë.
Me 16 vota për, 7 kundër dhe 4 të përmbajtur, këshilli i komunës së Gostivarit e hodhi poshtë Raportin për punën të Stacionit Policor të Gostivarit me kompetencë të përgjithshme për gjysmën e parë të vitit 2009.

Në këtë seancën nuk morri pjesë asnjë nga përfaqësuesit e stacionit policor të Gostivarit për të sqaruar para këshilltarëve për punën gjashtë mujore të Stacionit Policor. Raporti për punën gjashtë mujore të Stacionit Policor, këshillit komunal nga ana e policisë i është dorëzuar në formë të shkruar.

Këshilltarët komunal miratuan edhe propozim vendimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për përcaktimin e lartësisë së taksave komunale në territorin e Komunës së Gostivarit. Qytetarët e Gostivarit deri më tash për vendparkimet publike kanë paguar nga 20 denar në ditë, kurse me këtë vendim ata do të paguajnë nga 15 denar në ditë.

Gjithashtu, Këshilli i Komunës së Gostivarit, dha pëlqim vendimit të marra na ana e Këshillit Drejtues të NP,,Komunalec,, – Gostivar për vërtetimin e çmimeve për Furnizim dhe bartjen e ujërave urbane dhe të zeza. Me këtë vendim, për rreth 10 % rriten çmimet për furnizim dhe bartjen e ujërave urbane të zeza. Мegjithatë, në nivel shtetëror, pas Gjevgjelisë, komuna e Gostivarit i ka çmimet më të ulëta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *