Home / Sport / Kombëtaren e zënë “ethet” e Suedisë

Kombëtaren e zënë “ethet” e Suedisë

Altin Haxhi është rikthyer në kombëtare, pasi trajneri kuqezi, Josip Kuzhe, e ka ftuar atë për ndeshjen e fundit kualifikuese në Grupin 1, e vlefshme për “Botërorin 2010”, që do të luhet më 14 tetor 2009 me Suedinë, në fushën e kësaj të fundit.

Një thirrje kjo, e diktuar nga nevojat alarmante të kombëtares për mbrojtës në krahun e majtë, kur dihet se Vangjeli është i dëmtuar dhe Agolli i pezulluar. Këta dy lojtarët e fundit janë thuajse të vetmit, që “ta mbushin syrin” për të luajtur në këtë krah. Në një situatë të tillë, është thirrur për emergjencë veterani kuqezi, Altin Haxhi. Gjirokastriti kuqezi nuk vinte në kombëtare prej disa ndeshjesh, cka linte të kuptohej se i kishte thënë “lamtumirë” asaj, ose më saktë, nuk bënte më pjesë në planet e trajnerit Kuzhe, por edhe të paraardhësit të kroatit, Ari Han. Sidoqoftë, nevojat e ekipit kombëtar e kanë bashkuar sërish atë me ngjyrat kuqezi, pikërisht për ndeshjen me Suedinë. Bashkë me Haxhin, janë 21, lojtarët që ka thirrur trajneri Josip Kuzhe për ndeshjen me Suedinë. Janë të gjithë lojtarët pjesëmarrës edhe në ndeshjen e fundit, të barazuar 1-1 me Danimarkën në Tiranë. Kujtojmë se kombëtarja kuqezi do t’i zhvillojë përgatitjet për këtë ndeshje në Frankfurt të Gjermanisë, prej nga do të udhëtojë një ditë para ndeshjes me Suedinë drejt vendit që mban edhe presidencën e Këshillit të Europës aktualisht. Më poshtë, ja edhe lista e lojtarëve të thirrur nga Kuzhe për ndeshjen e 14 tetorit 2009 me Suedinë.

1.Isli Hidi
2.Samir Ujkani
3.Armend Dallku
4.Andi Lila
5.Franc Veliu
6.Debatik Curri
7.Altin Haxhi
8.Elvin Beqiri
9.Lorik Cana
10.Ervin Bulku
11.Jetmir Sefa
12.Jahmir Hyka
13.Emiliano Vila
14.Gilman Lika
15.Ervin Skela
16.Klodian Duro
17.Hamdi Salihi
18.Erjon Bogdani
19.Edmond Kapllani
20.Besart Berisha
21.Elis Bakaj.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *