Home / Sport / Kombetarja humbet 2-1 me Greuther Fuerthi

Kombetarja humbet 2-1 me Greuther Fuerthi

Kombetarja shqiptare ka deshtuar ne testin perpara takimit te se merkures me Suedine, duke humbur 2-1 ne miqesoren me Greuther Fuerthi.

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur nga ekipi i Bundesligës 2 gjermane, Greuther Furth me rezultat 2:1, në ndeshjen miqësore që u zhvillua të shtunën në mesditë në stadiumin “Playmobil Stadion”.

Për Kuqezinjtë, rezultati i kësaj ndeshjeje nuk ishte në plan të parë, ngase më me rëndësi për selektorin Josip Kuze ishte që ta shihte më nga afër formën e futbollistëve të tij. Madje, trajneri kroat bëri shumë ndryshime, duke i provuar shumicën e futbollistëve që kishte në dispozicion.

Të tri golat u realizuan në pjesën e parë. Shqiptarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të përmes Erjon Bogdanit, ndërsa Marino Biliskov e barazoi rezultatin në minutën e 21-të. Fitoren vendësve ua siguroi Nicolai Müller, 9 minuta pa përfunduar 45 minutëshi i parë.

Të enjten, Shqipëria e kishte zhvilluar një takim tjetër miqësor, ndaj ekipit amator FC Hasloh, të cilin e kishte mposhtur me rezultat 2:0. Kombëtarja shqiptare po i vazhdon përgatitjet për ndeshjen e 14 tetorit, kundër përfaqësueses së Suedisë, e cila zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Afrika e Jugut 2010.

Ekipi kuqezi të martën do të udhëtojë drejt Stokholmit, ku një ditë më vonë do të përballet me Ibrahimoviçin dhe shokët e tij. Në këtë takim, suedezët do të kërkojnë me çdo kusht tre pikë, për t’u kualifikuar në Botërorin 2010. Mirëpo, edhe për kuqezinjtë ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm edhe pse ëndrra e tyre për kualifikim në Kampionat Botëror është shuar më herët.

Kuqezinjtë synojnë rezultat pozitiv të mërkurën, pasi vetëm kështu mund të renditen një vazo më lartë, për shortin e Kampionatit Evropian 2014.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *