Home / Sport / Kombëtarja, më 14 nëntor miqësore me Estoninë

Kombëtarja, më 14 nëntor miqësore me Estoninë

Megjithëse fushata e eliminatoreve nuk ka përfunduar ende, skuadra jonë përfaqësuese e ka gjetur kundërshtarin për miqësoren e 14 nëntorit.

Me qëllim për ta përgatitur skuadrën sa më mirë për eliminatoret e vitit të ardhshëm për Euro 2012, të shtunën e 14 nëntorit, ekipi kuqezi i drejtuar nga trajneri Josip Kuzhe, do të luajë një ndeshje miqësore kundër Estonisë.

Kjo është data e përcaktuar nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve “play-off” për të përcaktuar katër skuadrat europiane që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror.

Ndeshja do të luhet në kryeqytetin e Estonisë, Talin dhe shihet si një mundësi e mirë për të provuar lementë të rinj, duke qenë se kundërshtari është i një niveli më të dobët se ne.

Barazimi 0-0 që estonezët arritën në miqësoren e 10 qershorit ndaj Portugalisë është rezultati më i mirë i tyre së fundmi. Kurse në eliminatoret e Kmpionatit Botëror, Estonia renditet në vendin e pestë në grupin 5, me pesë pikë në tetë ndeshje, duke shënuar shtatë gola dhe duke pësuar 22. Në këtë grup bën pjesë edhe Spanja, Bosnjë-Hercegovina, Turqia, Belgjika dhe Armenia.

Ndërkohë, FSHF-ja kë bërë publik programin stërvitor të Kombëtares gjatë grumbullimit 8-ditor në prag të ndeshjes ndaj Suedisë.

Grupi i futbollistëve kuqezi do të grumbullohet në Frankfurt prej të martës (më 6 tetor) dhe pasdite do të zhvillojë seancën e parë stërvitore. Në dy ditët në vazhdim stërvitja do të vazhdojë me dy seanca, ndërkohë që më datë 9 do të ketë vetëm një seancë.

Të shtunën më 10 tetor Shqipëria do të luajë miqësoren me Greuther Furthin dhe më datë 13, një ditë para ndeshjes, do të niset drejt Suedisë, ku do të zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Rasunda”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *