Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni Evropian rekomandoi fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE

Komisioni Evropian rekomandoi fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE

14 tetor-Ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore duke përfshirë edhe negociatat për zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë për emrin nën krahët e KB-së, theksoi Ren, mbetet me rëndësi esenciale.

“Kjo tani është është me të vërtetë më esenciale dhe më urgjente se kurrë më parë për shkak të ardhmërisë së mirë dhe evropiane të vendit”, shtoi eurokomisari Oli Ren.

Vendimin përfundimtar se kur dhe nëse Maqedonia do t’i fillojë negociatat inkuadruese do ta miratojë Këshilli i BE-së në dhjetor.

Komisioni Evropian rekomandoi hapje të negociatave inkuadruese midis BE-së dhe Maqedonisë, njoftoi eurokomisari për zgjerim Oli Ren në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel, në të cilën e prezanton Raportin për përparimin e vendit për vitin 2009.

“Tani mundemi të rekomandojmë hapje të negociatave për anëtarësim të IRJM-së. Vendi realizoi përparim bindës dhe në esencë u përqëndrua në prioritetet kyçe reformuese të cilat në zhargonin e tyre quhen 8 plus 1 përcaktim. Komisioni konsideron se vendi i kënaq kriteret politike nga Kopenhaga dhe këto elemente mundësuan të rekomandojë negociata për anëtarësim. Besoj se Qeveria në Shkup do ta kuptojë këtë si nxitje tejet e fuqishme dhe inkurajim që përfundimisht ta zgjidhë çështjen për emrin e cila është këtu tashmë 18 vite”, tha Ren.

Ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore duke përfshirë edhe negociatat për zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë për emrin nën krahët e KB-së, theksoi Ren, mbetet me rëndësi esenciale.

“Kjo tani është është me të vërtetë më esenciale dhe më urgjente se kurrë më parë për shkak të ardhmërisë së mirë dhe evropiane të vendit”, shtoi eurokomisari Oli Ren.

Vendimin përfundimtar se kur dhe nëse Maqedonia do t’i fillojë negociatat inkuadruese do ta miratojë Këshilli i BE-së në dhjetor.

Në Raportin, e përgatitur në bazë të arritjeve sipas përcaktimeve dhe pa kushtëzime plotësuese, thuhet se Maqedonia ka bërë përparim të rëndësishëm në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe i përmbushi obligimet nga Marrëveshja për stabilizim dhe asociim.

Maqedonia mori status të vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2005

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *