Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni nuk do të rekomandojë datë për fillimin e bisedimeve për shkak të ndikimeve të mundshme politike

Komisioni nuk do të rekomandojë datë për fillimin e bisedimeve për shkak të ndikimeve të mundshme politike

13, tetor-Megjithatë, “me këtë vendim Komisioni do të bëjë punën e tij duke i porositur politikanët se Maqedonia është e gatshme”, thotë një burim për “Balkaninsight”. “Tani topi është në fushën e Këshillit të BE-së”, shton burimi.

Agjencia e lajmeve “Balkaninsight”, duke bërë publike një pjesë të raportit të Komisionit Evropian, në pjesën që i përket Maqedonisë, thuhet se Komisioni nuk do të rekomandojë datë për fillimin e bisedimeve për shkak të ndikimeve të mundshme politike, që vijnë nga mosmarrëveshjet me Greqinë rreth “çështjes së emrit”.
Komisioni Evropian nuk është ende i sigurt se çfarë qasje do të ketë qeveria e re dhe kryeministri grek, George Papandreou në lidhje me mosmarrëveshjen, thonë burime nga Brukseli.

Megjithatë, “me këtë vendim Komisioni do të bëjë punën e tij duke i porositur politikanët se Maqedonia është e gatshme”, thotë një burim për “Balkaninsight”. “Tani topi është në fushën e Këshillit të BE-së”, shton burimi.

Pas publikimit të raportit të KE këtë javë, Greqia dhe shtetet anëtare të BE do të duhet të marrin një vendim në dhjetor për një datë të mundshme për fillimin e bisedimeve. Ky do të jetë momenti kur qeveria greke do të zbulojë se çfarë qëndrimi do të marrë më këtë çështje.

Qeveria e mëparshme greke ka bllokuar integrimin e Maqedonisë në NATO, duke kërkuar zgjidhjen çështjes së emrit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *