Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës kërkon qasje serioze për zgjidhjen e problemit me deponimin e hedhurinave

Komuna e Tetovës kërkon qasje serioze për zgjidhjen e problemit me deponimin e hedhurinave

21 tetor-Kryetari i Komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti ka bërë të ditur para gazetareve se me ardhjen e tij në krye të komunës ka një vendim sipas të cilit ndërpritet deponimi i mbeturinave në deponinë e përhershme rajonale dhe kjo ka bërë që mbeturinat të grumbullohen në qytet, në dy hapësira që i takojnë komunës së Tetovës, ku dhe përkohësisht është krijuar deponi artificiale që e rrezikon qytetin.
“ Nëse vazhdon kështu ne nuk do t’i mbledhim këto mbeturina, ato do të mbesin më pastaj në rrugë dhe do të bllokohet tërësisht qyteti nga to.” tha kryetari Bexheti.

Urim Hasipi
Në shenjë proteste ndaj përmasave shqetësuese që po merr deponimi i egër i mbeturinave në komunën e Tetovës, të mërkurën, pjesërisht është bllokuar qarkullimi rrugor në hyrjen kryesore të qytetit, i organizuar nga autoritetet komunale të udhëhequra nga kryetari i komunës, Sadi Bexheti, stafi i ndërmarrjeve publike dhe këshilltarët komunal.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti ka bërë të ditur para gazetareve se me ardhjen e tij në krye të komunës ka një vendim sipas të cilit ndërpritet deponimi i mbeturinave në deponinë e përhershme rajonale dhe kjo ka bërë që mbeturinat të grumbullohen në qytet, në dy hapësira që i takojnë komunës së Tetovës, ku dhe përkohësisht është krijuar deponi artificiale që e rrezikon qytetin.
“ Nëse vazhdon kështu ne nuk do t’i mbledhim këto mbeturina, ato do të mbesin më pastaj në rrugë dhe do të bllokohet tërësisht qyteti nga to.” tha kryetari Bexheti.

Kryetari Bexheti, ka potencuar se zgjidhja më e mirë për problemin e mbeturinave mbetet deponia rajonale në Gostivar “Rusino”. Sipas tij, mënyra më e shpejtë për zgjidhjen e këtij problemi do të ishte t’i lejohet komunës së Tetovës bartja e mbeturinave atje dhe paralelisht të investohet.

“Ne si komunë do të kërkojmë ndihmesë nga Qeveria dhe Ministria e Ekologjisë, por edhe nga Ambasadat e ndryshme që kanë fonde për ruajtjen mjedisit”, tha kryetari Bexheti. Sipas tij, projekti i deponisë nuk i takon vetëm Komunës së Tetovës, por i takon në tërësi regjionit të Pollogut që ka kushte specifike.

Për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme planifikohet që të hënën të mbahet një mbledhje e përbashkët e Këshillit të Pollogut, ku do të diskutohet cila komunë do të autorizohet për organizimin e procedurave ligjore për tenderimin dhe realizimin punëve për deponinë rajonale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *